Flash

Grupi parlamentar i PD-së me 34 amendamente për buxhetin 2025

Lapsi.al 1 December 2024
Grupi parlamentar i PD-së me 34 amendamente për buxhetin 2025

Grupi Parlamentar i PD ka depozituar 34 amendamente për buxhetin e 2025. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi thotë se 34 amendamentet e PD sigurojnë mirëqenien minimale të qytetarëve.

Përmes një postimi në Facebook ku ka renditur 34 amendamentet e PD, Bardhi thotë se “Buxheti i Shtetit i miratuar nga mozharonca ka prioritet financimin e aferave korruptive”.

“Me qëllim që Buxheti i Shtetit 2025 të mos jetë Buxheti i mirëqenies së Edi Ramës dhe një grushti njetëzish pranë tij, por të jetë Buxheti i qytetarëve dhe që siguron mirëqenien minimale të tyre, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar 34 amendamente”, shkruan Bardhi ne Facebook.

Kujtojmë se buxheti 2025 u miratua në parim më 19 nëntor. Pas një seance maratonë e cila u zhvillua për dy ditë në Kuvend, ku pati mjaft debate dhe diskutime nga opozita dhe mazhoranca, Kuvendi miratoi me 75 vota pro buxhetin 2025.

Projektligji për buxhetin e vitit 2025, i cili kërkon shumicë të thjeshtë votash, u miratua me 75 vota pro të mazhorancës, 40 vota kundër të opozitës dhe 0 abstenim.

Deputetët e opozitës kundërshtuan buxhetin e 2025, duke thënë se ai nuk reflekton nevojat reale të qytetarëve.

Të këshilluara

Reshjet intensive/ Korça zbardhet nga dëbora

Reshje bore me intensitet të lartë vijojnë të bien në qytetin e Korçës këtë mbrëmje. Qyteti juglindor është zbardhur nga dëbora, teksa raportohet se deri më tan...

22:42

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI