Flash

Micotakis: Pakica greke në Shqipëri, kusht për negociatat

Lapsi.al 1 December 2024
Micotakis: Pakica greke në Shqipëri, kusht për negociatat

Pasi bllokoi një vit hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, Greqia paralajmëron se vendi ynë nuk do ta ketë të lehtë rrugën e bashkimit me Europën, nëse nuk plotëson të drejtat e pakicës greke.

Shteti që herë pas here nxjerr pretekste për bllokimin e fqinjëve, i mbetet të njëjtës linjë sërish, në këmbim të mbështetjes së Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian, ka kujtuar kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në një intervistë për mediat greke.

“Shqipëria ka nisur rrugën e gjatë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian në një moment të caktuar. Dhe duhet t’ju them se Greqia ka çdo arsye ta mbështesë Shqipërinë në këtë përpjekje, me një kusht themelor, që të respektojë plotësisht të drejtat e pakicës kombëtare greke. Kemi çështje pronësie, çështje që kanë të bëjnë me vetëpërcaktimin dhe regjistrimin, dhe duhet t’ju them që Shqipëria tani është angazhuar për zgjidhjen e këtyre çështjeve”, deklaroi Mitsotakis.

Sipas kreut të qeverise greke, shteti helen ka në dorë ecurinë e Shqipërisë drejt BE-së.

“Greqia ka sot një forcë të fortë negociuese. Nëse Shqipëria do të dëshirojë të ecë përpara, që unë besoj se do të dëshirojë të ecë përpara, atëherë ajo duhet ta zgjidhë në mënyrë përfundimtare çështjen që ka të bëjë me pakicën. Në thelb, progresi i Shqipërisë drejt Evropës përcaktohet në masë të madhe nga vendi ynë”, tha kryeministri grek.

Arrestimi i Fredi Belerit në Himarë dhe zëvëndësimi i tij nga Vangjel Tavo acaroi tej mase marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqise. Micotakis mbajti në fuqi veton për mospranimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian aq sa mundi pastaj u tërhoq duke e çuar Fredi Belerin në Parlamentin Europian si përfaqësues të qytetarëve grekë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI