Flash

Bashkitë, në “luftë” me borxhet

Lapsi.al 2 December 2024
Bashkitë, në “luftë” me borxhet

Njësitë e vetëqeverisjes vendore po ndjekin një trend pozitiv sa i takon shlyerjes së detyrimeve të prapambetura, të cilat në fund të Shtatorit 2024 rezultojnë në një shifër prej 3.5 miliardë lekësh apo afro 36 milionë eurosh.

Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, në fund të 9 mujorit 2024, pushteti vendor regjistron një vlerë më të ulët të stokut të borxhi të papaguar kundrejt bizneseve dhe qytetarëve , me -0.7 miliardë lekë në raport me Qershorin 2024.

Nga stoku total, afro 1.4 miliardë lekë janë detyrime të papaguara për investime publike, rreth 320 milionë lekë vendime të gjykatave dhe 935 milionë lekë shpenzime të tjera.

Por cilat janë bashkitë që kanë më shumë detyrime? Referuar listës, vlera e borxheve që kanë bashkitë nuk lidhet domosdoshmërish me sipërfaqen e tyre apo numrin e popullsisë, përveç Bashkisë së Tiranës.

Konkretisht në vendin e parë renditet Bashkia Kavajë me 751 milionë lekë detyrime të papaguara, e ndjekur nga bashkia Tiranë me 525 milionë lekë borxhe, më pas renditet bashkia Vorë detyrimet e secilës regjistrohen në 273 milionë lekë, Bashkia Pogradec me 262 milionë lekë dhe Dimal me 155 milionë lekë.

Më pas renditen bashkitë Dibër, Cërrik, Lezhë, Durrës dhe Kamëz. Ndërsa në fund të listës së bashkive sa i takon vlerës së borxheve renditen bashkitë Korçë, Has dhe Kolonjë Referuar të dhënave, ka nga ato bashki që kanë bërë përparim në drejtim të shlyerjes së detyrimeve duke dalë nga top lista, siç ka edhe nga ato që kanë bërë të kundërtën.

Për herë të parë në kaq vite, bashkitë kanë zbritur nën nivelin 1 miliardë lekë detyrime, duke shënuar një progres të rëndësishëm në këtë drejtim./Scan

Të këshilluara

Merr flakë servisi i makinave në Pukë

Rreth orës 19:00, në qytetin e Pukës, në një servis makinash, gjatë punës si pasojë e saldimit në automjetin tip “Skoda”, në pronësi të shtetasit E. A, është sh...

20:01

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI