Flash

Gjendet i vdekur në burgjet greke një 37-vjeçar shqiptar

Lapsi.al 2 December 2024
Gjendet i vdekur në burgjet greke një 37-vjeçar shqiptar

Një 37-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në burgun e Malandrinos në Greqi. Mediat greke shkruajnë se bashkë me shqiptarin, pa ndjenja në qeli u gjet edhe një i burgosur tjetër grek, 38 vjeç.

Autoritetet e burgut konstatuan se 37-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, kishte dhënë frymën e fundit. Ndërsa greku ishte ende gjallë dhe u dërgua për mjekim në spital.

Policia greke ka nisur hetimet për këtë ngjarje dhe ka urdhëruar kryerjen e një autopsie për të zbardhur shkaqet e vdekjes së të burgosurit shqiptar. Dyshimet janë helmim ose intoksikim nga ndonjë gaz i lëshuar në ambientin e tyre. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI