Flash

Revolta dhe antarësimi në BE nuk e përjashtojnë njëra tjetrën

Revolta dhe rruga e aderimit të Shqipërisë në BE nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Revolta ka të bëjë me atë anë të Shqipërisë që negociatat e aderimit në BE ende nuk kanë arritur ta ndryshojnë, anën e pushtetit të personalizuar, anën e ndërlidhjes me krimin e organizuar, anën e shpërlarjes industriale të parave të drogës, anën e korrupsionit si kulturë qeverisëse, një kulturë qeverisëse si rregull e jo përjashtim

10:24 Veton Surroi

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

“Kush të trokiste në derë?”. Halili përplaset me Kolën, plasin akuzat në studio

Lapsi.al 2 December 2024
“Kush të trokiste në derë?”. Halili përplaset me

Refik Halili ka përjetuar një derbi të trazuar, atë të barazimit 0-0 me Partizanin, në fund të të cilit Tirana humbi edhe një 11 metërsh. Presidenti bardheblu përvec se lëshoi një deklaratë të bujshme pas ndeshjes, me akuza për të gjithë, nuk është mjaftuar me aq. Halili ka ndërhyrë në lidhje telefonike në Rubrika Sportive në RTSH, duke debatuar pa ndalim goditjesh me ish-arbitrin Klajdi Kola, që bën specialistin e moviolës për transmetuesin.

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, akuzoi arbitrat në përgjithësi se marrin urdhëra për ndeshjet dhe pastaj e ktheu në personale me moviolistin Kola. Numri 1 i klubit bardhebluka rezerva për menaxhimin e ndeshjeve nga FSHF, por më tepër është një sulm në tym, pa emra të vërtetë apo pa e thënë specifikisht se kush, sipas tij, po sulmon Tiranën.

JA ÇFARË NDODHI NË STUDIO

Kola: Të themi tani “marrin urdhra, s’marrin urdhra” pa fakte, kjo është e rëndë. Unë jam gjithmonë për pjesën e arbitrave, për pjesën teknike të rregullores në fushën e lojës. Pjesa tjetër pastaj duhen fakte që të vërtetohen, nuk merren me mendime.

Halili: Ju Klajdi kujtoni se unë i kam harruar se pse ike ti nga arbitrimi. Kush ishin ata njerëz që të vinin në shtëpi ty dhe të hapnin derën dhe të thoshin do ta bësh ndeshjen kështu?

Kola: Mos keni ngatërruar adresë…

Halili: Pse ke ikur nga arbitrimi ti mo, pse ke ikur?

Kola: Është shumë e ulët për një president të bëhen këto….

Halili: Do të vij në emision.

Kola: Nuk bëj diskutime me njerëz joteknikë unë, dua njerëz teknikë.

Halili: Do të vij në studio, por po i jap njëçikë përgatitjet Klajdit, të marrë masa. Të marrë ndeshjen në Durrës kur ne shkonin e luanim vjet. Dhe para se të loznim me Ballshin e na thanë Behiratçe do të dalë më të kuqe, Hasani me të verdhë, filani nuk do lozë. Po qesh ti se të vjen mirë, kujton ti se flemë gjumë neve. E dimë…

Kola: Është shumë e ulët që një president të bëjë këto deklarata.

Halili: Do ti nxjerr unë të gjitha çfarë kë bërë në kampionatin shqiptar.

Kola: Ky është problemi juaj, nuk është problemi im. Unë as nuk jap e as nuk heq penallti, thjesht citoj rregulloren në një studio sportive.

Video/ Debati në studio mes presidentit Halili e ish-arbitrit Kola

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI