Flash

Nesër rikthehet në Kuvend, Berisha: Do vazhdoj betejën time deri në fitore

Lapsi.al 2 December 2024
Nesër rikthehet në Kuvend, Berisha: Do vazhdoj betejën time deri

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për lirimin e tij nga arresti shtëpiak, kreu i PD-së, Sali Berisha do t'i rikthehet nesër edhe Kuvendit. Berisha tha se me rikthimin e tij në parlament, do të vazhdojë beteja e tij deri në fitore. Ai u shpreh se PD është forcë politike e fitores dhe se asgjë nuk do ta ndalë misionin e saj.

"E para, lidhur me kthimin në parlament. Natyrisht ai ishte një akt puçist, antikushtetues ndaj pluralizmit dhe opozitës, i kryer nga Edi Rama, nga Linda e Parlamentit apo Zonja Vila, nga Dumani dhe mercenarë të tjerë të drejtësisë, Irena me 5 mbiemra e me radhë. Ky ishte një grusht shteti brenda shtetit, kur merret një pushtet, tentohet të merret një pushtet për t’ia marrë një pushteti tjetër, por siç jeni dëshmitarë ju, me persistim, u arrit që ajo dritare të shndërrohet në dritaren e ferrit për Edi Ramën.

U arrit që ajo dritare të shndërrohet në dritaren e tmerrit për organizatën kriminale të qeverisë. Ata me ethe përcillnin çdo natë fjalën time, unë në fakt atyre ia drejtoja.

Ju jeni dëshmitarë se si dritarja zëvendësoi parlamentin dhe Edi Rama në fjalimet e tij shprehte vrerin e papërmbajtur ndaj dritares. Pra, u vartësova unë prej tij apo ai tek unë, doli shumë e qartë. Kështu që unë kthehem nesër në parlament në vazhdim të betejës sime gjer në fitore. Kjo është! PD është sot forcë politike e fitores dhe nuk ka gjë në botë që mund të ndalojë... Hapat janë të qartë, hapa të tjerë do vijnë. Edi Rama do marrë ata që meriton nga shqiptarët dhe nga komuniteti ndërkombëtar. Prapë në betejë jemi. Gjer tani, ai në fakt u bë dritaro-dipendent. Po, lexoni fjalimet. Mendoi se do shpëtonte. Ra nga prushi në flakë.", tha Berisha.

Të këshilluara

Vangjush Dako thirret sërish në SPAK

Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është thirrur sërish në Prokurorinë e Posaçme vetëm disa ditë pas dënimit të tij. Mësohet se Dako këtë herë është thi...

12:18

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI