Flash

Shpërthimi në Zubin Potok, Kurti zhvillon sot takim me ambasadorët e huaj në Kosovë

Lapsi.al 2 December 2024
Shpërthimi në Zubin Potok, Kurti zhvillon sot takim me

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po zhvillon paraditen e sotme takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier si dhe ambasadorët e tjerë ndërkombëtarë në Kosovë.

Lajmi për takimin u bë i ditur nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu i cili po ashtu njoftoi se Kurti po zhvillon takim edhe me vendet e QUINT-it. Pas takimit Hovenier pritet t’i drejtohet mediave e dhe do të flasë për sulmin e fundit në veri.

Shpërthimi në mbrëmjen e 29 nëntorit ndaj kanalit në fshatin Varragë të Zubin Potokut nuk shkaktoi viktima, por krijoi një çarje të madhe në murin anësor të tij, duke sjellë rrjedhje të ujit jashtë kanalit. Si pasojë disa pjesë të vendit u përballën me reduktime uji.

Nga hidro-sistemi Ibër-Lepenci, në Gazivodë (Zubin Potok), furnizohet me ujë i gjithë veriu i Kosovës, rajonet e Mitrovicës si dhe Prishtina me rrethinë, përfshirë edhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

Të këshilluara

Reshjet intensive/ Korça zbardhet nga dëbora

Reshje bore me intensitet të lartë vijojnë të bien në qytetin e Korçës këtë mbrëmje. Qyteti juglindor është zbardhur nga dëbora, teksa raportohet se deri më tan...

22:42

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI