Flash

Nën akuzë nga SPAK për pasurinë, Dogjani: Ka një orientim politik ndaj meje

Lapsi.al 3 December 2024
Nën akuzë nga SPAK për pasurinë, Dogjani: Ka një

SPAK ka dorëzuar në GJKKO dosjen ndaj deputetit demokrat Asllan Dogjani i akuzuar për mos deklarim dhe fshehje të pasurisë. Tashmë do të jetë gjyqtarja e përcaktuar me short që do të vendosë mbi procedurat. I ftuar në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News”, vetë ligjvënsi demokrat sqaroi jo vetëm hetimet, por edhe arsyet që fshihen pas tyre. Dogjani pretendon se gjithçka bëhet pas denoncimeve të tija të shumta publike ndaj mazhorancës dhe sistemit të drejtësisë sot në Shqipëri.

“Në SPAK ata që janë hajdutë nuk shkojnë. Pra duhet të jesh hajdut që të mos shkosh te SPAK-u. Kjo tregon që nuk jam hajdut, prandaj më çojnë tek SPAK-u. Por këtu është e qartë që ka një orientim ndaj meje nga qeveria, me synim për të na bërë pis edhe ne që nuk jemi bërë pis asnjëherë. Ka vendim politik, sepse kam guxuar të reagoj për interesin publik dhe një pronë publike.

Përpara pallatit tonë, ish-ndërtuesi në vitin 2006 nëpërmjet një të moshuari e ka paraqitur sikur jeton atje dhe e ka paraqitur se mban veglat atje dhe e ka legalizuar në 2020-ën dhe më pas ia ka kaluar djalit të tij. Pra, pronën publike, ish-kopështi publik me 250 metra katror tokë, dhe jo vetëm kaq por na ka zënë dhe derën e pallatit”, u shpreh Dogjani. /Ora News

Të këshilluara

Mazhoranca miraron buxhetin e vitit 2025

Me 75 vota pro dhe 24 kundër, është miratuar këtë të martë buxheti për vitin 2025. Pro kanë votuar mazhoranca, ndërsa votat kundër kanë ardhur nga opozita. P...

19:07

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI