Flash

Shtypi gjerman për sulmin në Zubin Potok: Terrori në Kosovë

Lapsi.al 3 December 2024
Shtypi gjerman për sulmin në Zubin Potok: Terrori në Kosovë

Gazeta gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung" shkruan: "Pas sulmit me bombë në kanalin në veri të Kosovës, prej nga vjen uji i rëndësishëm për funksionimin e dy termocentraleve, kryeministri i Kosovës Albin Kurti akuzoi Serbinësi përgjegjëse për shpërthimin. Beogradi e hodhi poshtë këtë përgjegjësi. Ndërkohë, policia e Kosovës ka arrestuar tetë të dyshuar gjatë kontrolleve në veriun e banuar me shumicë serbe në Kosovë dhe ka njoftuar se gjatë kontrolleve kanë konfiskuar armë dhe municione.

Në raportin e shkurtër të kësaj gazete citohet edhe Kurti me fjalët: "Sulmi është kryer nga profesionistë”. Është një sulm i ri kriminal dhe terrorist që ne besojmë se vjen nga bandat e drejtuara nga Serbia." Por kjo gazetë gjermane thekson se sfondi i sulmit është "ende i paqartë" dhe se "Beogradi ka mohuar çdo përgjegjësi".

"Lufta hibride"

Berliner Tageszeitung njofton edhe me reagimin e Bashkimit Evropian, i cili e dënoi shpërthimin si një "sulm terrorist". Gazeta njofton edhe me deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i cili vlerësoi se ishte një "sulm i neveritshëm, akt i sabotimit të infrastrukturës kritike civile të Kosovës”. Po ashtu gazeta njofton se "kritikës ndërkombëtare pas këtij sulmi iu bashkuan SHBA-ja, Franca dhe Turqia”, dhe se "edhe forcat e KFOR-it të udhëhequra nga NATO-ja kanë bërë thirrje për përmbajtje”.

Gazeta shkruan: "Mediat kosovare besojnë se sulmet janë një fillimi i një lufte hibride, të udhëhequr nga Rusia. Më parë këtë javë, sulmuesit hodhën granata dore në ndërtesën e një bashkie në veri si dhe në një vend tjetër. Përshkallëzimi më i keq në vitet e fundit ndodhi në fund të shtatorit 2023, pas sulmit të paramilitarëve serbë ndaj një patrulle të policisë së Kosovës, kur rreth tridhjetë persona të armatosur sulmuan një patrullë të policisë së Kosovës."

"Serbia shpreson në ndihmë nga Rusia dhe SHBA-ja”

Ndërsa gazeta "Frankfurter Rundschau" raporton, se pas sulmit në Kosovë, "Prishtina dhe Beogradi po akuzojnë njëri-tjetrin”. Por në të njëjtën kohë gazeta thekson se "Serbia po shpreson në ndihmë nga Rusia dhe SHBA”.

"Qeveria e Serbisë ka kohë që pretendon se po shtypen bashkatdhetarët e saj në Kosovë. Ajo asnjëherë nuk e ka njohur shtetin e Kosovës dhe po përpiqet të cenojë integritetin territorial dhe sovranitetin e këtij vendi përmes nismave të shumta ndërkombëtare. Fitorja e Donald Trumpit në Ballkan shihet si një mundësi për Serbinë – udhëheqja e së cilës mban kontakte të ngushta me njerëzit e afërt me Trumpin – për të çuar përpara interesat e saj. Në këtë kontekst, sulmi (në kanalin Ibër-Lepenac, shënim i redaktorit) shihet si përgatitje e terrenit për këtë."

Kjo nuk është aspak një "ëndërr e Serbisë së Madhe”, shkruan gazeta gjermane. "Administrata e parë e Trump e mbështeti Serbinë në planin e saj për ndarjen e veriut të Kosovës dhe bashkimin e saj me Serbinë. Shumica e serbëve jetojnë në veri dhe atje ka shumë burime natyrore. Shumë ekspertë të situatës tani kanë frikë se nën administratën e dytë Trumpit mund të ketë një përpjekje tjetër për të tërhequr kufijtë në Ballkan në bazë të kritereve etnike, gjë që do të ishte jashtëzakonisht e rrezikshme, veçanërisht për shtetin e Bosnjë-Hercegovinës - e kjo do të rriste rrezikun e një lufte”, përfundon "Frankfurter Rundschau"./DW

Të këshilluara

Vangjush Dako thirret sërish në SPAK

Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është thirrur sërish në Prokurorinë e Posaçme vetëm disa ditë pas dënimit të tij. Mësohet se Dako këtë herë është thi...

12:18

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI