Flash

Vrau Alfred Dedjan, dëshmia e autorit: Më ofendonte sa herë takoheshim

Lapsi.al 3 December 2024
Vrau Alfred Dedjan, dëshmia e autorit: Më ofendonte sa herë

Julian Gjoshi, autori i vrasjes së Alfred Dedjas në Ndoq ka dëshmuar para grupit hetimor se krimin e kreu pasi ndihej i ofenduar nga 50-vjeçari. Sipas tij, Alfred Dedja e ofendonte sa herë që takoheshin.

Takimin e fundit, 27-vjeçari ka thënë se e kishin pasur 10 ditë më parë. Edhe aty ka treguar Gjoshi ishin sharë me njëri-tjetrin.

"Ndihesha i ofenduar, pasi sa herë që takoheshim më shante e ofendonte. Jemi takuar edhe 10 ditë para ngjarjes dhe sërish më ka ofenduar. Ditën e ngjarjes e kam marrë unë në telefon dhe i kam thënë hajde se po të pres për kafe. Sapo u ul e qëllova me armë. Unë atë e kam mbajtur me lekë e bukë kur punonte menaxher te "Golden", pronë e familjarëve të mi. Pasi kreva vrasjen u largova menjëherë. Pistoletën e hodha jo shumë larg nga lokali, në anë të disa shkurreve".

Nga ana tjetër policia këtë të martë do të nisë kontrollet në zonën ku Gjoshi ka treguar se e ka hedhur pistoletën, për të gjetur.

Ndërsa autori Gjoshi pasi kreu vrasjen kishte qëndruar në fshatin Shkallnur të Kavajës, në një hotel.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI