Flash

Luca Zidane ndal dy penallti dhe shënon një tjetër: djali i Zizou hero për një natë

Lapsi.al 4 December 2024
Luca Zidane ndal dy penallti dhe shënon një tjetër: djali i Zizou
Të gjithë janë të mahnitur nga një Zidane. Por nuk bëhet fjalë për ish-futbollistin dhe trajnerin legjendar Zizou, por për djalin e tij, Luca, i cili përjetoi një mbrëmje magjike me fanellën e Granadës. Djali i dytë i legjendës franceze, i cili luan si portier, ishte vendimtar për ekipin e tij në ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër Real Zaragoza-s. Luca Zidane, i cili këtë sezon ka pasur pak hapësirë për shkak të një dëmtimi, ndaloi dy penallti dhe shënoi një tjetër. Një performancë e jashtëzakonshme për 26-vjeçarin, i cili u lavdërua nga klubi i tij edhe në rrjetet sociale.

Luca Zidane ndal dy penallti dhe shënon një tjetër

Mbrëmja e tij e shkëlqyer nisi që në pjesën e parë, kur ndaloi një penallti të ekzekutuar nga Alberto Marí. Merita e tij e madhe ishte që lexoi drejtimin e gjuajtjes dhe me një hedhje të shkëlqyer ndali topin në cepin e djathtë të portës. Ndeshja vazhdoi dhe përfundoi me rezultatin 2-2 pas kohës së rregullt. Pikërisht aty Luca shkëlqeu edhe më shumë. Ai u paraqit edhe vetë për të gjuajtur një nga penalltitë dhe realizoi me sukses duke kaluar portierin e Zaragozës. Por nuk mbaroi me kaq, sepse ndali edhe një tjetër penallti të gjuajtur me saktësi nga Clemente. Një performancë e jashtëzakonshme nga Zidane junior, i cili u përqafua dhe u festua nga shokët e ekipit pas fitores. Pas ndeshjes, ai mbajti fjalë të përmbajtura: “Ishte një ndeshje e komplikuar, të dyja skuadrat donin të kalonin më tej. Jam këtu për të ndihmuar ekipin në çdo mënyrë të mundshme dhe jam shumë i lumtur që kaluam raundin, që është shumë i rëndësishëm.”
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Granada Club de Fútbol (@granadacf)

Ku luajnë djemtë e Zidane

Një natë që familja Zidane nuk do ta harrojë lehtë. Të katër djemtë e Zinedine Zidane kanë ndjekur gjurmët e babait të tyre, megjithatë me fat të ndryshëm. Djali i madh, Enzo, është tërhequr tashmë nga futbolli në moshën 29-vjeçare, pasi nuk gjeti ekipe që të besonin tek ai. Ai ka luajtur në akademitë e Juventusit dhe Real Madridit, më pas me Deportivo Alavés, Rayo Majadahonda, UD Almería dhe Fuenlabrada. Ndërkohë, portieri Luca ka kaluar më mirë, edhe pse këtë sezon është përballur me një dëmtim në gju. Ai ka pasur një periudhë të shkurtër me Real Madridin, pastaj me Racing, Rayo, Eibar dhe tani me Granadën. Theo, i lindur në 2002 dhe mesfushor, mban fanellën e Cordobës dhe shpreson të ketë më shumë hapësira në të ardhmen. Elyaz, mbrojtës i ri 19-vjeçar, është pjesë e të rinjve të Betisit dhe shpeshherë stërvitet me ekipin e parë. Ai pritet të bëjë hapin e madh së shpejti.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI