Flash

Balla- opozitës: Në fund do vini si pulat dhe do votoni anullimin e gjobave

Lapsi.al 5 December 2024
Balla- opozitës: Në fund do vini si pulat dhe do votoni anullimin e

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla bëri një tjetër ndërhyrje në debatin për shqyrtimin e pr/ligjit për anulimin e gjobave me procedurë të përshpejtuar.

“Ju nuk mund të jeni kundër kësaj nisme. Kur të njihesh me nismën do të kuptosh se bëhet fjalë që shkon për një proces anulimi gjobash edhe përtej vitit 2014. Ta mbyllim këtë diskutim pa vlerë. Ndërkohë që flisnim për nismën tonë shkuam te një nismë që ka ardhur për përafrimin me Acquis Communautaire, e që ka marrë të gjitha certifikimet europianë, e këtu filluam pastaj të abuzojmë që po bën Ulsiu diçka, thua Ulsiu ka marrë dhe BE-në." tha Balla.

Sipas ministrit Balla opozita do t’i bashkohet kësaj nisme sepse këtë e duan qytetarët.

“Në fund të fundit ne na kanë sjellë qytetarët këtu. Ata duan që ky proces anulimi të ndodhë. Dhe doni apo s’ doni ju kjo do ndodhë. Ju do vini si pulat në fund dhe do e votoni dhe kjo do ndodhë.” – deklaroi Balla.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI