Flash

Intervista e Erion Veliajt/ Si dolën mesazhet e Tan Hoxhës nga SPAK?

Lapsi.al 5 December 2024
Intervista e Erion Veliajt/ Si dolën mesazhet e Tan Hoxhës nga SPAK?

Pëgjimet në bazë të të cilave SPAK ngriti akuzat ndaj Artan Hoxhës për lidhje me bandën e Suel Çelës kaluan në duart e Erjon Veliajt kohë para se të shkonin në gjykatë dhe të dilnin në media. Në një filmim të shkëputur nga një intervistë e Erjon Veliajt, në kohën kur shkëmbenin replika për korrupsion me gazetarin Artan Hoxha, kryebashkiaku dëgjohet se si i përmend Artan Hoxhës "mesazhet në Encrochat", e quan atë "zëdhënës të bandave" dhe "njeri që paguhet nga dy bordero".

"Ti zbulon ndonjëherë se ca gazetarë që e di gjithë Tirana që janë me dy bordero, janë më të zellshëm edhe se Monika me Ilirin edhe se Sali me Zenin. Se ata kanë të tjera halle. Këtu nuk është problemi se kemi shumë drejtësi, këtu problemi është që s'kemi mjaftueshëm edhe për sfera të tjera ku ka korrupsion dhe çudira të tjera. Ti e shikon që ai person që merret me parkimin e një makine që shkon falet në bashki, ai person është kudo në Encrochat si zëdhënës i bandave, pra kjo histori nuk ndalon tek politika" u shpreh Veliaj.

Filmimi është publikuar nga Sali Berisha, që i referohet një burimi anonim. "Kjo tregon ëe Prokuroret e SKAPIt jane te shitur totalisht te Narko Qeveria….. Cili Prokuror e informoj Veliajn…?" shkruhet në mesazhin që shoqëron videon.

Pak kohë më parë, Erjon Veliaj u mor vetë në hetim pasuror për shkak të mesazheve kompromentuese që i janë gjetur një njeriu shumë afër tij. Nga dosja hetimore e Veliajt nuk është publikuar asnjë detaj, ndërsa ajo e Artan Hoxhës u publikua sapo shkoi në gjykatë kërkesa për masat e sigurisë. Hoxha akuzoi prokurorët e SPAK se ishin ata që ia kishin publikuar dosjen për të justifikuar devijimin që i kanë bërë hetimeve ndaj organizatës së Suel Çelës.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI