Flash

Thyen rekord libri i Taylor Swift

Lapsi.al 5 December 2024
Thyen rekord libri i Taylor Swift

Taylor Swift po thyen rekorde jashtë muzikës.

Libri Eras Tour i 14-herë fitueses të Grammy-së shiti 814,000 kopje në fundjavën e tij të parë, raportoi Associated Press të mërkurën, 4 dhjetor. Tani është libri më i shitur i javës dhe publikimi më i suksesshëm i vitit, sipas medias.

Taylor Swift | Eras Tour Book përmban mbi 500 foto nga turneu i saj rekord 20-mujor që përfshiu pesë kontinente. Libri me 256 faqe shitet vetëm në Target për 39,99 dollarë dhe u publikua më 29 nëntor.

Taylor  njoftoi librin e turneut të saj historik gjatë një segmenti Good Morning America më 15 tetor.

"Këtu është retrospektiva zyrtare e turneut më të mrekullueshëm të jetës sime, e dashura ime Eras Tour," tha këngëtarja e "Fortnight" në atë kohë, për një publikim. "Faleminderit fansave që erdhën në këtë shfaqje. Ju ishit ajo që e bëri The Eras Tour të suksesshëm."

Brenda ballinës së librit, Swift shkroi një shënim të veçantë për fansat e saj, ku pasqyroi udhëtimin e saj.

“Nuk do ta harroj kurrë momentin kur ia shpjegova ekipit tim idenë time për konceptin e The Eras Tour,” shkroi ajo, duke shtuar se kjo e bëri atë të “ishte më e disiplinuar dhe e përkushtuar ndaj shëndetit tim, fitnesit dhe qëndrueshmërisë” .

Të këshilluara

Spotify publikon listën e vitit 2024

Spotify ka zbuluar listat vjetore të artistëve, albumeve dhe këngëve më të dëgjuara  që shënuan vitin 2024. Taylor Swift vjen në vendin e parë në listën e ar...

20:15

Ndahen Sabrina Carpenter dhe Barry Keoghan

Sabrina Carpenter dhe Barry Keoghan  i kanë dhënë fund lidhjes së tyre romantike  sipas një burimi për People. "Ata janë të dy të rinj dhe të fokusuar në kar...

15:35

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI