Flash

2 autobusë me mallra kontrabandë në Gjirokastër, policia zbardh detajet

Lapsi.al 6 December 2024
2 autobusë me mallra kontrabandë në Gjirokastër, policia

POLICIA E SHTETIT

Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për shoqërimin e dy autobusëve me pasagjerë në ambientet e Policisë Gjirokastër, ju informojmë se:

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër ditën e sotme, në aksin rrugor Kakavijë -Gjirokastër, në pikën e kontrollit të ngritur në vendin e quajtur "Dervician", bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë ligjore, kanë ndaluar 2 autobusë të linjës Tiranë-Kretë dhe Athinë-Gjirokastër. Gjatë kontrollit kanë konstatuar mallra të dyshuara kontrabandë, dhe për këtë fakt u shoqëruan në ambientet e Policisë për verifikim.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në dy autobusët Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 35 kuti me medikamente të ndryshme, disa steka me paketa me cigare, disa kuti me "Nescafe", qumësht pluhur , vaj ulliri dhe mallra të tjera, të cilat nuk i kishin deklaruar konform ligjit në Pikën Doganore të Kakavijes.

Në vijim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 3 shtetas (shoferët e autobusëve), për veprat penale "Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës" dhe "Kontrabanda me mallra të tjera", parashikuar nga nenet 172 dhe 174 i Kodit Penal.

Në lidhje me pasagjerët që kanë qenë duke udhëtuar me këta autobusë, Policia ka njoftuar shoqëritë përkatëse të cilat dërguan autobusë të tjerë duke mundësuar transportimin e pasagjerëve drejt destinacioneve të tyre.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër falënderon dhe fton mediat e qytetarët që të denoncojnë rastet e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm.

Të këshilluara

Merr flakë një makinë në Poçem

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në afërsi të Poçemit. Bëhet me dije se automjeti ishte në lëvizje kur u përfshi nga flakët. Paraprakish...

16:36

Akuza të reja ndaj Hashim Thaçit

Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë, që trajton krimet e luftës në Kosovë, njoftoi të premten se ka ngritur akuza kundër ish Presidentit të Kosovë...

20:19

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI