Flash

BIRN: SPAK thellon hetimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj

Lapsi.al 6 December 2024
BIRN: SPAK thellon hetimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj

Për më shumë se një orë mëngjesin e të premtes, oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH, u filmuan teksa qëndronin në hyrjen e pallatit ku banon kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në zonën e njohur si “Kodra e Diellit”, mes rrugicës së Trëndafilave dhe Jaseminëve.

Me vendime të gjykatës në duar, oficerët e BKH-së ushtruan kontrolle në Kodrën e Diellit si dhe në Sky Tower, duke avancuar një hetim të nisur nga kryebashkiakut Veliaj dhe rrethit të tij familjar.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar informon se janë ndërmarrë disa veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal,” tha SPAK përmes një njoftimi për shtyp, ndërsa pretendoi se nuk mund të jepte më shumë detaje.

Avokati i Xoxës, Shkëlzen Selimi konfirmoi për BIRN se hetuesit e BKH-së kishin bllokuar telefonin e Ajola Xoxës, por mohoi që të kishte pasur kontroll në shtëpinë e kryebashkiakut Veliaj.

Një punonjës i kompleksit rezidencial ku ndodhet edhe banesa e kryebashkiakut Veliaj i tha BIRN se punonjësit e BKH qëndruan gati “dy orë në godinë”. Bashkia e Tiranës njoftoi se gjatë procedurës, Veliaj ndodhej në një vizitë zyrtare në Hamburg.

SPAK ndërkohë ushtroi kontroll edhe në zyrat e biznesit të bashkëshortes së Veliaj në Sky Tower në kryeqytet, ku ndodhet Qendra Harabel, një fondacion me objekt promovimin e artit e themeluar nga Xoxa.

SPAK nuk bëri me dije se për cilin hetim bëheshin veprimet hetimore, por ndaj Veliajt dhe personave të lidhur me të ka një sërë kallëzimesh dhe hetimesh. Ndër më të njohurit, ku përmendet emri i tij, janë hetimet mbi atë që njihet si afera e inceneratorëve dhe ai ndaj drejtuesve të Bashkisë së Tiranës të arrestuar kohë më parë në atë që njihet si çështja “5D”. Po ashtu ne hetim janë edhe pasuritë e kryebashkiakut dhe të afërmve të tij.

LEXO EDHE: SPAK hyn në shtëpinë e Erjon Veliajt/ Sekuestrohet telefoni i Ajola Xoxes

Ndërkohë, Veliaj u thirr më 30 prill në SPAK ku dëshmoi për rreth 7 orë në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës. 

Në shtator këtë vit, gazetari holandez Vincent van Gerven Oei publikoi një shkrim të gjatë që lidhte qendrën Harabel me kompaninë Integrated Energy BV SPV e hetuar nga SPAK për korrupsion në të ashtuquajturin “inceneratori i Tiranës”.

Veliaj vetë nuk ka reaguar ende ndaj kontrolleve. /Reporter.al

Të këshilluara

Akuza të reja ndaj Hashim Thaçit

Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë, që trajton krimet e luftës në Kosovë, njoftoi të premten se ka ngritur akuza kundër ish Presidentit të Kosovë...

20:19

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI