Flash

Miliona euro mashtrim/ GJKKO dënon dy persona me nga 6 vite e 8 muaj burg

Lapsi.al 6 December 2024
Miliona euro mashtrim/ GJKKO dënon dy persona me nga 6 vite e 8 muaj burg

GJKKO ka caktuar dënim me 6 vjet e 8 tetë muaj burgim për Irisa Pucën, gjithashtu me 6 vjet e 8 muaj burgim është dënuar edhe Ardian Korriku, të dy të akuzuar për mashtrim kompjuterik me anë ta Call Center-ave.

Ardian Korriku dhe Irisa Puca përfituan gjykim të shkurtuar. GJKKO deklaroi fajtore të të pandehurën Irisa Puca, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik” të kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal dhe vendosi dënimin e saj me 10 vjet burgim. Por gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar, e për rrjedhojë Irisa do të burgoset me 6 vite e 8 muaj burgim.

I njëjti gjykim u aplikua edhe për Ardian Korrikun, i cili nga 10 vite burg u dënua me 6 vite e 8 muaj burgim. Korriku akuzohet për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik” të kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal. Në hetim u përfshinë një sërë kompanish të cilat kanë kryer aktivitetin e “call center”, duke kryer dhe mashtrimet online në platforma mashtruese të shtetasve europianë.

Këto kompani lokalizoheshin në disa shtete, si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Ukraina, Gjeorgjia etj., të cilat drejtoheshin ose koordinoheshin nga “Milton Group”.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, gjatë vlerësimit të një serveri të siguruar në proces janë identifikuar personat të cilët pa dyshim lidheshin me kompanine e IT “PumaTS/SMCompany”, Irisa Puca , Endri Bulku, Erlind Cekaj dhe Adrian Korriku. Gjithashtu ka rezultuar se Merxhan Çeliku, kishte komunikime të drejtpërdejta me viktimat e mashtrimit në Austri dhe Gjermani, nëpërmjet këtyre platformave.

“Kjo është provuar plotësisht nëpërmjet adresave IP nga ku janë bërë komunikimet, si dhe lëvizjet e llogarive bankare dhe ato të valutave në modhedha virtuale, në të cilat kanë kaluar paratë e viktimave”, informon SPAK.

Prokuroria e Posaçme informon se në bashkëpunim me autoritetet gjyqësore spanjolle janë gjendur dhe sekuestruar në posedim të shtetasit Amant Josifi (për të cilin jemi dakortësuar që ndjekjen penale ta ushtronin autoritetet spanjolle), subjekte tregtare të administruar nga ai, si dhe familjarëve të tij, llogari bankare me shumat monetare në total në vlerën prej 2 225 868.66 Euro dhe 2 844 936.37 lekë.

Nga hetimi rezulton se në këtë aktivitet të kundërligjshëm, janë të përfshirë edhe persona të tjerë shqiptarë dhe të huaj, për të cilët vazhdojnë hetimet.

Të këshilluara

SPAK reagon për Erion Veliajn

Prokuroria e Posaçme ka reaguar në lidhje me lajmin e raportuar pak më parë ku GJKKO kishte dhënë autorizimin për kontrollin e telefonit të Ajola Xoxës. Në n...

13:18

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI