Flash

Protesta e PL para SPAK/ Berisha: Ne qëndrojmë të bashkuar

Lapsi.al 6 December 2024
Protesta e PL para SPAK/ Berisha: Ne qëndrojmë të bashkuar

Lideri i opozitës Sali Berisha theksoi rëndësinë e protestës së organizuar nga Partia e Lirisë, ku demokratët ishin të ftuar të merrnin pjesë. Gjatë një konference për mediat, Berisha e quajti rrëmbimin dhe keqtrajtimin e Ilir Metës një akt të rëndë të torturës publike, duke e krahasuar me veprime të regjimit komunist. Berisha kritikoi ashpër qeverinë e Edi Ramës dhe mbështetësit e saj, duke e akuzuar për një diktaturë të mbrojtur nga influencat ndërkombëtare të Xhorxh Sorosit

"Protestën e organizonte Partia e Lirisë. Demokratët kanë qenë të ftuar të marrin pjesë, por nuk ka qenë organizim i koalicionit kjo protestë. Përkundrazi, PD e konsideron rrëmbimin e Ilir Metës dhe keqtrajtimin e tij, zvarritjen dhe goditjen, si një nga aktet më të rënda të torturës publike të regjistruara nga vitet ’50 gjer sot. Dhe PD, së bashku me PL do e dërgojë këtë rast përpara Komitetit Antitorturë të Këshillit të Europës, në mënyrë që ata që e organizuan këtë akt, të marrin ndëshkim ndërkombëtar. Akt i verbër i hakmarrjes politike e Edi Ramës ndaj Ilir Metës. Gjithçka për një person në hetim.

Kisha sot një mik në zyrë dhe isha në një konferencë të rëndësishme ndërkombëtare, kur më pyeti po pse është në arrest shtëpie Sali Berisha, i thashë person në hetim. Nuk e besoi. Person me integritet. Pasi telefonoi në Tiranë, më mori në telefon e më tha, të kërkoj ndjesë se tani e kuptova. Pra, çfarë ndodh në Shqipëri është shumë e vështirë të imagjinohet sepse Shqipëria është një diktaturë në mes të Europës. Një diktaturë e mbrojtur nga propaganda, e mbrojtur nga monstra e njerëzimit, Xhorxh Soros, i cili është edhe censori kryesor mbi tokë. Në qoftë se diktaturat e tjera censurojnë në vendin e tyre, Soros censuron në të gjithë botën. Dhe kjo është e vërteta. A mund të imagjinojë kush? Ndaj dhe ne qëndrojmë të bashkuar në këtë kauzë dhe të sigurt në fitore Një narko-diktaturë nuk mund të qëndrojë në mes të Europës. Jo," tha Berisha.

Të këshilluara

Nis protesta e Partisë së Lirisë para SPAK

Ka nisur protesta e thirrur nga Partia e Lirisë para Prokurorisë së Posaçme. Në krye të protestuesve janë sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi dhe nënk...

12:32

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI