Flash

Provokimi i tifozit tërbon teknikun e City: Guardiola mezi mbahet nga shoqëruesit

Lapsi.al 6 December 2024
Provokimi i tifozit tërbon teknikun e City: Guardiola mezi mbahet nga
Një video befasuese në rrjetet sociale duket se tregon një tifoz të Liverpool, që provokon spanjollin Pep Guardiola. Trajneri i Manchester City reagon me kërcënim dhe kërkon konfrontimin fizik me tifozin, gjë që u shmang nga ndërhyrja e kujdesshme e shoqëruesve të spanjollit. Guardiola pësoi humbjen e gjashtë në shtatë ndeshje jashtë fushe ndaj Liverpool fundjavën e kaluar, duke mbetur 11 pikë pas ekipit të drejtuar nga Arne Slot. Kështu, mbrojtja e titullit të Manchester City është në një gjendje kritike. Gjatë ndeshjes, tekniku u përball me tallje të pamëshirshme nga tifozët e Anfield, të cilëve iu përgjigj duke ngritur gjashtë gishta për të treguar numrin e titujve të Premier League që ka fituar. Lexo më tej: "Do shkarkohesh": Guardiola i tregon tifozëve të Liverpool një numër me gishta Tani, një video e shpërndarë nga llogaria e tifozëve të Liverpool Spion Kop në X, duket se tregon spanjollin duke reaguar ndaj një tifozi në rrugë. Videoja, që duket e pabesueshme, është filmuar jashtë Embankment Kitchen në Manchester, pasi Guardiola dhe ekipi i tij ishin kthyer nga Merseyside. Në video, Guardiola shihet duke ecur në rrugë, kur një person prapa kamerës i drejtohet me një theks liverpulas: “Mirë shoku, vetëm sepse humbe”. Guardiola më pas kthehet dhe reagon furishëm, duke u detyruar të mbahet nga tre burrat që po e shoqëronin, ndërsa ai thërret diçka të pakuptueshme teksa largohet nga rruga.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI