Flash

Punonjësit e pastrimit në Gjirokastër protestojnë para bashkisë

Lapsi.al 6 December 2024
Punonjësit e pastrimit në Gjirokastër protestojnë para

Punonjësit e Ndërmarrjes së Pastrim-Gjelbërimit në qytetin e Gjirokastrës janë ngritur sot në protestë. Prej orëve të para të ditës, ata janë grumbulluar para godinës së bashkisë Gjirokastër për të kërkuar rritje page që sipas tyre u është premtuar.

“Kemi ardhur për problemin e shtesës së rrogës. Kërkojmë edhe hakun tonë, nuk kërkojmë tepër. Uniformat nuk na i japin tamam siç duhet, na rrinë këmbët si në allçi. Punën e kërkojnë. Marrim lejen, lekët e lejes nuk i jepen.

Kam një fëmijë. Prej 1 viti e 6 muaj na kanë thënë që do rriten rrogat. Ne nuk shohim as rritje rroga asgjë këtu. Na thonë do u blemë veshje, jelekë, çizme. Nuk i duam fare, të na rrisin rrogat. Kaq është e drejta jonë. Të paktën të dimë edhe në se çfarë të marrim. Ne marrim 350 mijë lekë të vjetra”, shprehet punonjësit.

Ata thonë se nuk largohen pa takuar kryetarin e bashkisë, ndërkohë që akuzojnë autoritetin vendos se u kanë ushtruar presion që të kthehen në punë. Punonjësit e pastrimit të qytetit thonë se do të vijojnë protestën deri në rritjen e pagave.

“Duam hakun tonë, djersën tonë. Kanë një vit që na kanë thënë do u rriten pagat. Na kanë bërë kërcënime do hiqeni nga puna. Do presim kryetarin e bashkisë këtu”, shprehen ata.

Punonjësit janë të bindur se në ndërmarrjen e tyre rezultojnë edhe persona të tjerë që figurojnë të punësuar në letra, por jo në terren, çka shpreh dyshime se bëhet fjalë për abuzime me fondet e pagave të tyre.

Ata kanë thënë se përgjatë gjithë vitit nuk kanë marrë asnjë ditë pushim apo pushimet vjetore që janë të bazuara në Kodin e Punës, por kanë punuar pa pushim.

“Ka edhe persona që marrin rrogën e rrinë në shtëpi. Brigadieri në moment që i pëlqen ta lejë në shtëpi, e lë në shtëpi.

Jemi shumë të persekutuar, shumë të përbuzur. Nuk na njihen as pushimet e festave. Presion për largim na janë bërë, edhe sot na janë bërë. Nuk kërkojmë lëmoshë, duam të drejtat tona”, shprehen ata.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga ana e bashkisë së Gjirokastrës ndërkohë që sipas praktikës së mëparshme, për çdo lloj kërkese ata të tregojnë Zyrën e Protokollit për të marrë përgjigje brenda 10 ditësh.

Të këshilluara

Këmbimi valutor 6 dhjetor, 2024

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do blihet me 97.9 lekë dhe do shitet me 98.6 lekë. Një dollar do blihet me 92.4 lekë dhe do shitet me 93.6 lekë. ...

08:26

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI