Flash

Rashford shënon, por tifozët brohorasin për të dashurën e tij: “Është merita e saj”

Lapsi.al 6 December 2024
Rashford shënon, por tifozët brohorasin për të dashurën
Manchester United ka nisur një kapitull të ri nën drejtimin e trajnerit të ri, Ruben Amorim, i sjellë nga Sporting Lisbona. Klubi po përpiqet të ngjitet në renditjen e kampionatit, dhe të dielën triumfoi me një fitore të thellë 4-0 kundër Everton. Përveç dy golave të Joshua Zirkzee, në listën e shënuesve ishte edhe Marcus Rashford. Sulmuesi anglez kishte kaluar një periudhë të gjatë të vështirë, me performanca të dobëta. Por kundër Everton, ai realizoi dy gola, duke i dhënë fund krizës, për kënaqësinë e tij dhe të tifozëve të “Red Devils”. Por, çfarë fshihet pas rilindjes së tij? Sipas tifozëve dhe mediave britanike, çelësi i suksesit të tij është Grace Jackson, vajza që mendohet të jetë e dashura e re e Rashford. Lexo më tej: Rashford në krizë, duhet një shkundje e Gascoigne ka recetën: "Duhet të bëjë si bëra unë"

Grace Jackson fiton zemrat e tifozëve!

Pavarësisht dy golave të Marcus Rashford, tifozët e Manchester United kanë mbetur më të mahnitur nga ajo që mediat britanike e konsiderojnë si e dashura e re e sulmuesit. Tabloidët janë të bindur se Grace Jackson është arsyeja e rilindjes së Rashford. Thuhet se sulmuesi ka rigjetur qetësinë dhe stabilitetin emocional falë lidhjes së tij me modelen, dhe rezultatet janë reflektuar në fushën e lojës. Në profilin i saj në rrjetet sociale janë dyndur ndjekësit dhe numëron mbi 603 mijë fansa, një shifër që pritet të rritet. Mediat ndërkohë publikojnë një galeri fotosh të vajzës që ka sjellë kthesën në karrierën e Marcus Rashford.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by grace rosà jackson (@gracexrosa)

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI