Flash

Rritet shqetësimi nga bashkëpunimi mes Pekinit, Moskës, Phenianit dhe Teheranit

Lapsi.al 6 December 2024
Rritet shqetësimi nga bashkëpunimi mes Pekinit, Moskës, Phenianit

Kundërshtarët më të rrezikshëm të Uashingtonit po thellojnë bashkëpunimin mes tyre, por analistët e agjencive amerikane të zbulimit mendojnë se tani për tani, ata nuk kanë arritur të formojnë një aleancë të ngushtë që mund t’i kundërvihet në mënyrë më efektive Shtetet e Bashkuara.

Shqetësimet nga Shteteve të Bashkuara dhe aleatët e saj për bashkëpunimin në rritje mes Rusisë, Kinës, Iranit dhe Koresë së Veriut janë rritur në mënyrë të vazhdueshme që kur Moska nisi sulmin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Shqetësimet mbështeten në burimet zbulimit që tregojnë se Pekini, Teherani dhe Pheniani po ndihmojnë Rusisë me teknologji, raketa, dronë dhe madje edhe trupa në luftën kundër Ukrainës.

Ish-komandanti i forcave amerikane në Indo-Paqësor në fillim të këtij viti madje i quajti lidhjet në rritje midis katër vendeve armike të Shteteve të Bashkua një “bosht i sapolindur i së keqes”.

Megjithatë, zyrtarët amerikanë të zbulimit besojnë se boshti, në një farë mënyre, është bllokuar nga të metat e veta.

“Ata nuk po veprojnë si një bllok”, tha drejtorja e Inteligjencës Kombëtare Avril Haines, duke folur të enjten në Uashington në një diskutim të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë.

“Ne nuk i shohim ato si një lloj aleance katërpjesëshe”, tha ajo. “Ne nuk i shohim ata si aleatë, që veprojnë në mënyrë të ngjashme me vendet e NATO-s. Ata nuk kanë një nivel të tillë ndërveprimi dhe bashkëpunimi ushtarak.”

Sabotimet e Rusisë

Ekzistojnë gjithashtu shqetësime të vazhdueshme për gatishmërinë e Rusisë, Kinës, Iranit dhe Koresë së Veriut për t’u përfshirë në të ashtuquajturën aktivite të fshehta.

Një raport i deklasifikuar i agjencive amerikane të zbulimit, i publikuar në korrik, paralajmëroi se në pesë deri në gjashtë vitet e ardhshme “ka të ngjarë të ketë akte më të shpeshta, të ndryshme dhe të dëmshme të shantazhimit, veçanërisht nga Kina, Irani, Rusia dhe Koreja e Veriut, nën atë që përbën konflikt të armatosur, por jashtë kufijve të veprimeve historikisht legjitime të shteteve.”

Drejtorja e Inteligjencës Kombëtare Avril Haines të enjten tha se këto lloje aktivitetesh nga Rusia, përfshirë përpjekjet për sabotim në Evropë, janë “rritur në të gjitha nivelet”.

“Rusia sapo ka investuar para, personel, përpjekje të jashtëzakonshme në këtë fushë dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë”, tha ajo. “Ndonëse ne kemi bërë përmirësime në parandalimin e një pjese të këtyre aktivitete, ne nuk jemi në pikën ku ndjehemi rehat.”

Ndryshimi i administratës në SHBA

Analistët amerikanë të zbulimit po vëzhgojnë nga afër sesi vendet e tjera po sillen ndërsa Uashingtoni përgatitet që presidenti i sapozgjedhur Donald Trump të marrë detyrën në janar.

“Ka disa aktorë që po përpiqen të përgatiten për pozicione të reja gjatë administratës së ardhshme”, tha zonja Haines.

Ajo tha se agjencitë e zbulimi po përgatisin raporte mbi këto aktivitete, që do t’i ndajnë me administratën e ardhshme të zotit Trump, si dhe po ndjekin me vëmendje mundësinë e përshkallëzimi të tensioneve nga disa vende gjatë periudhës së tranzicionit.

“Për shembull, Koreja e Veriut zakonisht angazhohet në disa veprime provokuese gjatë perudhës së ndryshimit të pushteteve”, tha zonja Haines. “Kjo është një nga gjërat klasike që ne po vëzhgojmë vazhdimisht.”/VOA/

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI