Flash

Berisha: Rezoluta e IDU kërkon qeveri teknike për zgjedhjet në Shqipëri

Lapsi.al 7 December 2024
Berisha: Rezoluta e IDU kërkon qeveri teknike për zgjedhjet në

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se rezoluta e IDU-së kërkon që drejtësia në Shqipëria të jetë e pavarur. Berisha thotë se kjo rezolutë kërkon që në Shqipëri të krijohet një qeveri teknike, për një proces zgjedhor, të lirë dhe të ndërshëm.

Ai u shpreh se në më pak se një muaj, tre rezoluta kanë dënuar qeverisjen e kryeministrit Edi Rama dhe i kanë dhënë mbështetje PD-së dhe opozitës.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Të dashur miq! Unioni Ndërkombëtar i Demokracisë IDU, pasi dënon të gjitha këto akte, këto shfaqje, dënon burgosjen, proceset politike, ndaj liderëve dhe eksponentëve të opozitës, Sali Berishës, Ilir Metës, Fatmir Mediu, Ervin Salianjit, Fredi Belerit, kërkon që drejtësia të jetë e pavarur, se një drejtësi e kontrolluar tërësisht nga PS-ja, është një drejtësi e papranueshme në standardet ndërkombëtare. Përveç këtyre, ky Union kërkon që në Shqipëri të krijohet një qeveri kujdestare, për një proces zgjedhor, të lirë dhe të ndërshëm.

Të dashur miq! Në një hark kohor të shkurtër, më pak se 1 muaj, komuniteti ndërkombëtar i ka dhënë një mbështetje të jashtëzakonshme PD-së dhe opozitës. Diplomacia e PD-së dhe opozitës shqiptare është dëshmuar, si diplomacia më e suksesshme në historinë e opozitarizmit në Shqipëri. Kurrë ndonjëherë nuk kanë ndjekur njëra pas tjetrës, tre rezoluta të cilat bëjnë autopsinë e regjimit të Edi Ramës, para të gjithë botës.

Dua të shpreh mirënjohje të thellë, ndaj miqve tanë, për reagimin e tyre të fuqishëm, kundër narkodiktaturës së Edi Ramës.

Të përgëzoj përfaqësuesit tanë, që në këto forume, me dinjitet, kompetencë, paraqitën situatën dramatike në Shqipëri. Të përgëzoj të gjithë diplomacinë në komunikim të PD-së, e cila përgatiti për muaj me kujdes dhe durim, këtë informacion dhe realizoi me sukses të plotë votimin si kurrë më parë të tre rezolutave njëra pas tjetrës që dënojnë regjimin e Tiranës dhe mbështesin opozitën në Shqipëri, mbështesin shqiptarët në betejën e tyre kundër narkoshtetit. Kjo ishte çështja e parë që unë doja ta ekspozoj.

Të këshilluara

Notre Dame rikthehet në normalitet

Katedralja Notre Dame rihap dyert e saj sot, pesë vjet e gjysmë pas zjarrit masiv që shkatërroi majën dhe çatinë e saj dhe pothuajse shkaktoi shembjen e plotë t...

07:57

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI