Flash

Gjykata në SHBA mban në fuqi ligjin për shitjen e TikTok-ut

Lapsi.al 7 December 2024
Gjykata në SHBA mban në fuqi ligjin për shitjen e TikTok-ut

Platforma e rrjeteve sociale në pronësi kineze, TikTok, ka pësuar një humbje në betejën e saj kundër një ligji në Shtetet e Bashkuara që kërkon shitjen apo ndalimin e këtij aplikacioni popullor.

Gjykata e Apelit në Uashington tha se legjislacioni për shitjen e TikTok-ut është i ligjshëm. Tani, i vetmi opsion për TikTok-un është që t’i drejtohet Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara.

Platforma në pronësi të kompanisë kineze, ByteDance, argumentoi në padi se ligji shkelë lirinë e fjalës së garantuar në Kushtetutën amerikane. Megjithatë, gjykata theksoi se ligji është në përputhje me praktikat dhe rregulloret që janë në fuqi për një kohë të gjatë dhe që Kongresi amerikan nuk ka pasur për qëllim të shtypë liri të caktuara.

Sipas ligjit, që hyri në fuqi në prill, ByteDance ka rreth një vit kohë për të shitur aksionet e tij që ka në TikTok para se aplikacionit të ndalohet në të gjitha dyqanet e aplikacioneve në SHBA. Ligji thirret në rrezikun që Kina mund të ketë qasje në të dhënat amerikane dhe përmes tyre të ushtrojë ndikim politik.

Në padinë e TikTok-ut, mes tjerash u tha se ndarja nga ByteDance, siç propozohet në ligjin amerikan nëse ky aplikacion dëshiron të ketë qasje në SHBA, “thjesht nuk është i mundur: as në aspektin komercial, as në atë teknologjik e as në aspektin ligjor”.

Fillimisht, ligji i kishte dhënë ByteDance 270 ditë kohë që të shesë aksionet që ka në TikTok. Presidenti amerikan, Joe Biden, mund të zgjasë afatin për tre muaj të tjerë nëse ka përparim në bisedimet për shitjen e aksioneve. Megjithatë, TikTok ka deklaruar se nga perspektiva e kompanisë, kjo gjë nuk do të ndodhë.

“Nuk ka dyshim, ky ligj do të detyrojë mbylljen e TikTok-ut deri më 19 janar 2025, duke heshtur 170 milionë amerikanë që përdorin platformën për të komunikuar në mënyra që nuk mund ta bëjnë me aplikacione të tjera”, u tha në padinë e kompanisë.

Më 20 janar, republikani Donald Trump do të marrë detyrën e presidentit të SHBA-së. Gjatë mandatit të tij presidencial, administrata e tij kishte dështuar që përmes gjykatave të detyronte shitjen e TikTok-ut. Gjatë fushatës zgjedhore për presidencialet e këtij viti, ai është shprehur kundër ndalimit të platformës. Megjithatë, ai nuk mund ta tërheqë ligjin. ByteDance konsiderohet kompani kineze nga të dyja partitë kryesore në SHBA.

TikTok-u argumenton se afër 60 për qind e aksioneve në ByteDance janë të investitorëve perëndimorë. Selia e kompanisë është në Ishujt Kajman në Karaibe.

Por, politikanët amerikanë kanë argumentuar se themeluesit kinezë kanë kontroll, për shkak të drejtës së tyre të votës në bord pasi kanë 20 për qind të aksioneve, duke shtuar se selia kryesore e ByteDance është në Pekin, ku kompania nuk mund t’i ikë ndikimit të autoritete.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI