Flash

Stuhia ‘Darragh’ godet Mbretërinë e Bashkuar, mijëra pa energji në Irlandën e Veriut

Lapsi.al 7 December 2024
Stuhia ‘Darragh’ godet Mbretërinë e Bashkuar, mijëra

Dhjetëra mijëra shtëpi në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar janë pa energji elektrike pasi stuhia Darragh solli erëra të forta dhe shi të dendur. Stuhia ka shkaktuar probleme të konsiderueshme në Uellsin jugor, Anglinë perëndimore dhe Irlandën e Veriut, me shumë shërbime treni dhe fluturime të anuluara.

Alarmi i kuq për motin është dhënë në Uellsin perëndimor dhe jugor ndërsa rreth 3 milionë njerëz morën një alarm urgjence nga qeveria në celularët e tyre të premten. Rrjetet elektrike të Irlandës së Veriut njoftuan se ndërprerjet e energjisë kanë prekur më shumë se 40 000 objekte në të gjithë rrjetin.

Aeroporti i Bristol paralajmëroi pasagjerët për ndërprerje të shërbimeve gjatë fundjavës dhe këshilloi udhëtarët të kontrollojnë linjat e tyre ajrore përpara se të udhëtojnë. Aeroporti i Cardiff tha se nuk do të kryejë fluturime gjatë paralajmërimit të kuq dhe këshilloi udhëtarët të kontaktojnë kompaninë e tyre ajrore. Të gjitha shërbimet hekurudhore në perëndim të Cardiff janë pezulluar. Të dy urat që lidhin Anglinë dhe Uellsin jugor – Ura M4 e Princit të Uellsit dhe Ura M48 Severn – janë mbyllur.

Në Uells, të gjitha ndeshjet vendase të futbollit dhe regbisë të planifikuara për të shtunën janë anuluar, ashtu si edhe ndeshja e kampionatit të Cardiff City kundër ëatford, e cila duhej të fillonte në orën 15:00. Stuhia Darragh është stuhia e katërt këtë sezon pas Bert dhe Conall që shkaktoi përmbytje muajin e kaluar.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI