Flash

Goli brilant i Mbangula shpëton Juven nga humbja, Motta: "I drejtë përjashtimi im"

Lapsi.al 8 December 2024
Goli brilant i Mbangula shpëton Juven nga humbja, Motta: "I

Një supergol i talentit Mbangula evitoi humbjen e Juventus përballë Bolonjës, duke arritur një 2-2 në minutat shtesë. Thiago Motta komentoi barazimin në sekondat e fundit ndaj Bolonjës, një rezultat që i lejoi bardhezinjve të ruajnë rekordin e pathyeshmërisë në kampionat. “Lojtarët e mi e kanë lirinë për të luajtur, veçanërisht kur përballemi me një skuadër që mbështetet shumë te individualitetet dhe situatat një kundër një në fushë. Ata kanë lirinë ta përballojnë këtë,” shpjegoi trajneri italo-brazilian.

Thiago Motta pastaj vazhdoi: “Ishte një ndeshje që dukej e mbyllur në 0-2, por djemtë tanë me zemër të madh arritën ta rikthejnë. Është një pikë pozitive për ne në një ndeshje të vështirë dhe ata gati sa nuk e kthyen tërësisht rezultatin”. Për përjashtimin e tij nga loja, Motta pranoi: “Gjyqtari kishte të drejtë: bëra një gjest që nuk duhej ta bëja, ndaj përjashtimi ishte i drejtë.”

Rregullimet taktike pas disavantazhit

“Në pjesën e dytë, pas disavantazhit, rrezikuam më shumë. Për të dalë nga prapavija, ose duhet të lëvizim me dhe pa top, ose përndryshe duhet të kalojmë vijat dhe të krijojmë situata tre kundër tre,” vazhdoi Motta për mikrofonat e DAZN. “Shkuam për të luajtur në gjysmën e fushës së kundërshtarit, ku ata përqendroheshin më shumë në mbrojtjen e portës sesa në referencat mbi lojtarët.”

Përsa i përket progresit të tij si trajner, Motta deklaroi: “Nuk më pëlqen të gjykoj punën e të tjerëve, e lëre më atë timen. Vazhdon të punoj me këta djem për të përmirësuar nivelin tonë dhe për t’u përballur sa më mirë me çdo kundërshtar.”

Me sytë nga Champions League

Me Juventusin që përballet me një Manchester City në krizë rezultatesh, Motta shprehu optimizëm: “Mendoj se nuk ka një moment më të mirë për t’u përballur me City-n. Nuk mendoj se ekziston një kohë ideale për t’u ndeshur me një ekip të këtij niveli, por ne do ta përballojmë si gjithmonë, duke dhënë maksimumin tonë, duke u përpjekur të kufizojmë lojën e tyre dhe duke shprehur tonën me karakteristikat dhe strategjinë që do të përdorim.”

Çfarë ndodhi në ndeshje?

Në javën e 15-të të Serie A, Juventusi siguroi një barazim 2-2 ndaj Bolonjës pasi ishte në disavantazh 0-2, falë një goditjeje të jashtëzakonshme nga Mbangula në minutën e 92-të, e ngjashme me golat ikonë të Del Pieros. Në Allianz Stadium, djemtë e drejtuar nga Vincenzo Italiano luajtën më mirë për pjesën më të madhe të ndeshjes dhe ishin pranë një surprize të madhe.

Lexo më tej: Juventus, durimi po mbaron: nën akuzë dëmtimet, merkato e zgjedhjet teknike

Rezultati u hap në minutën e 30-të kur Ndoye realizoi një goditje të fuqishme poshtë traversës. Bolonja dyfishoi avantazhin në minutën e 53-të me golin e Pobegës, pas një asistimi fantastik me takë nga Castro. Juventusi reagoi me golin e Koopmeiners në minutën e 62-të, i cili i dha frymë shpresës për vendasit. Talenti i ri Mbangula, i futur në lojë në minutat e fundit, shënoi golin vendimtar për barazimin. Pavarësisht se ruan rekordin e pamposhtur, Juventusi i teknikut Thiago Motta ndodhet tani shtatë pikë larg kryesuesve të kampionatit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI