Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Sot "Dita e rinisë", por Shqipëria ka 570 mijë të rinj më pak se 20 vjet më parë

Lapsi.al 8 December 2024
Sot "Dita e rinisë", por Shqipëria ka 570 mijë të

Sot shënohet 8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë. E shpallur prej vitit 2009 nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 e gjithë rinisë shqiptare.

Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë nismëtarë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.

Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, ata kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore e të shtetit të së drejtës; integrimin në Evropë, si edhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike.

Lëvizja Studentore e vitit 1990 është e vetmja lëvizje paqësore që ndryshoi historinë e Shqipërisë. Akti i tyre publik, sa qytetar aq edhe politik, në mënyrë paqësore i dha fund epokës të gjatë të vetizolimit e të sundimit ideologjik, duke i hapur rrugën ekonomisë së tregut e po ashtu shoqërisë së hapur.

Vlerat e kësaj dite bëhen gjithnjë e më shumë kombëtare, sepse ndryshe nga ngjarjet e tjera, 8 Dhjetori nuk pati dy palë, një fituese e një të humbur.

Ishin kohë ëndrrash dhe shpresash të mëdha. Në fakt, shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ajo kohë. Shumë më i lirë se më parë, vendi ka ecur përpara, duke u hapur me botën. Ekonomia është rritur e diversifikuar. Të rinjtë e sotëm janë shumë më ndryshe se në atë kohë, kanë mundësi e zgjedhje shumë më tepër se 33 vite më parë. Ambiciet e tyre janë shtuar, por edhe pritshmëritë për të ardhmen gjithashtu.

Aspiratat e të rinjve janë thelbësore për investimet e tyre në kapitalin njerëzor, zgjedhjet arsimore dhe rezultatet e tregut të punës. Por, në këto tri dekada, realiteti nuk duket t’i jetë afruar ambicies së të rinjve. Me shumicë, ata po rezultojnë se kanë zgjedhur t’i përmbushin diku tjetër.

Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se vitin e kaluar, grupmosha 0-24 vjeç përbënte vetëm 30% të popullsisë, nga gati 50% që ishte më 2011-ën (e dhëna më e hershme e disponueshme nga INSTAT-i). Në shifra janë rreth 570 mijë të rinj e fëmijë më pak se në dy dekada më parë. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI