Flash

Humbi derbin me Rashicën e Muçin, Mourinho rrezikon shkarkimin nga Fenerbahce

Lapsi.al 9 December 2024
Humbi derbin me Rashicën e Muçin, Mourinho rrezikon shkarkimin nga
Derbi i humbur kundër Besiktas ku luan Ernest Muçi e Milot Rashica e ka lënë Fenerbahce 6 pikë pas kryesuesve të Galatasaray: pakënaqësia brenda klubit është kaq e madhe sa që, nga Turqia, tashmë flitet për shkarkimin e teknikut José Mourinho, nëse nuk fiton të enjten kundër Athletic Bilbao në Europa League. Gazetari Ozgur Sancar, korrespondent turk për AS, shkruan: "Të ardhmen e Mou te Fener mund ta vendosë ndeshja kundër Athletic: me ekipin që është pas në kampionat dhe tashmë jashtë Kupës së Turqisë, nëse nuk kualifikohet për çerekfinalet e Europa League, atëherë drejtuesit mund të reflektojnë për trajnerin portugez". Lexo më tej: Jeta luksoze e Jose Mourinho në Turqi: jeton në hotel me kosto një mijë euro në ditë Fenerbahce ka regjistruar 10 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje në kampionat, por Galatasaray i lojtarëve si Osimhen, Mertens dhe Icardi (i cili tani është i dëmtuar) nuk ka humbur asnjëherë dhe me 12 fitore, përfshirë fitoren 3-1 pikërisht në fushën e skuadrës së Jose Mourinho, dhe dy barazime, udhëheq SuperLigën turke me 6 pikë më shumë se rivali i tij.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI