Flash

Interesat e euros në nivelin më të ulët në dy vjet/ Përfitojnë huamarrësit

Lapsi.al 9 December 2024
Interesat e euros në nivelin më të ulët në dy vjet/

Normat e interesit të euros në tregjet ndërkombëtare po vazhdojnë tendencën rënëse dhe kanë prekur nivelet më të ulët në më shumë se dy vjet. Treguesi më i rëndësishëm referues (benchmark), Euribori, ndodhet në nivelet më të ulëta që prej tetorit të vitit 2022. Më datë 2 dhjetor, Euribori 12-mujori arriti nivelin 2.43%.

Rënia e Euriborit ka ndikim të rëndësishëm në bilancet e sektorit bankar, por edhe të subjekteve huamarrëse në monedhën europiane brenda Shqipërisë. Kreditë afatgjata në monedhën europiane kanë një normë interesi që ndërtohet mbështetur mbi ecurinë e Euriborit, mbi të cilin shtihet një marzh fiks interesi. Rënia e Euriborit bën që interesi tërësor i kredisë të bjerë dhe huamarrësit të paguajnë këste më të ulëta mujore.

Në harkun e 12 muajve të fundit, Euribori 12-mujor ka rënë me rreth 1.4 pikë përqindje. Rënia e normave të interesit të Euros po e bën përsëri të leverdishme huamarrjen në monedhën europiane. Cikli agresiv i rritjes së normave të interesit i ndërmarrë nga Banka Qendrore Europiane bëri që në vitin 2023 për herë të parë normat e interesit për kreditë në euro të arrinin nivele më të larta krahasuar me ato në lekë. Kjo solli një zhvendosje të fortë të kreditimit të bankave shqiptare drejt lekut. Madje, një pjesë e huamarrësve vendosën t’i konvertonin kredisë nga euro në lek, duke shfrytëzuar edhe rënien e kursit të këmbimit të monedhës europiane.

Këtë vit, Banka Qendrore Europiane i ka ulur tre herë normat referuese të interesit. Norma e interesit të depozitave ditore ka zbritur tashmë në 3.25%, nga niveli maksimal prej 4% që ishte deri në qershor. Ndërsa norma e interesit të instrumenteve bazë të financimit të bankave ka zbritur në 3.4%, nga niveli maksimal prej 4.5% deri në qershor të këtij viti. Edhe banka e Shqipërisë ka kryer dy ulje, duke e zbritur normën bazë nga 3.25% në 2.75%.

Normat e interesit të euros ngelen ende në nivele pak më të larta krahasuar me ato të lekut, por pritshmëritë për ulje të mëtejshme në rastin e euros janë më të mëdha krahasuar me lekun. Kjo lidhet sidomos me faktin që ekonomia e Eurozonës ndodhet në stanjacion presionet për të nxitur rimëkëmbjen ekonomike me norma më të ulëta interesi janë të larta.

Vazhdimësia e trajektores rënëse në normat e interesit të euros ka të ngjarë ta bëjë më tërheqëse kredinë në monedhën europiane. Nga ana tjetër, rënie e interesave të euros nuk është lajm i mirë për bankat. Rënia e interesave sjell edhe ulje të të ardhurave nga aktivet në monedhën europiane, qofshin kredi apo investime në instrumente financiare dhe vendosje në depozita jashtë vendit. Normat e larta të interesit të euros vlerësohet se kanë dhënë një ndikim të rëndësishëm në rritjen e të ardhurave neto nga interesi dhe fitimeve të bankave në dy vitet e fundit. Kthimi i ciklit rënës pritet të sjellë gradualisht edhe një ulje të fitimeve të bankave tregtare./ Monitor

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

Për javën përpara vendi ynë do të ndikohet nga një qendër e thellë e presionit të ulët që ndikon jo vetëm mbi vendin tonë por edhe në pjesën më të madhe të Evro...

07:46

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI