Flash

Kate Middleton, pjesë e listës "Personi i Vitit" nga Time

Lapsi.al 9 December 2024
Kate Middleton, pjesë e listës "Personi i Vitit" nga Time

Kate Middleton është përzgjedhur në listën  për "Personi i Vitit" nga Time.

Princesha e Uellsit, 42 vjeçe, iu bashkua listës së emrave të famshëm teksa u vlerësua për fillimin e një “bisedimi të rëndësishëm për privatësinë dhe shëndetin për figurat publike”.

Të tjerët në listën e ngushtë për titullin përfshijnë presidentin e sapozgjedhur Donald Trump, Elon Musk, Mark Zuckerberg, Zëvendës Presidentin Kamala Harris, Benjamin Netanyahu, Jerome Powell, Claudia Sheinbaum, Joe Rogan dhe Yulia Navalnaya, e veja e politikanit të ndjerë të opozitës rus, Alexei Navalny.

Çmimi i lakmuar i jepet një personi, grupi njerëzish ose një lëvizjeje që ka një ndikim të madh në botë. Lista e shkurtër e këtij viti 2024 u shpall të hënën në emisionin "Today", ndërsa fituesi do të shpallet të enjten. Fituesi i këtij viti do të marrë stafetën nga këngëtarja Taylor Swift, e cila u emërua "Personi i Vitit" nga Time në 2023.

Princesha Catherine ka kaluar pjesën më të madhe të vitit me dyer të mbyllura . Pas njoftimit të saj për kancerin në mars, princesha qëndroi larg syrit të publikut për të prioritizuar procesin e saj të trajtimit.

Tre muaj më vonë, familja mbretërore shkroi në një letër se ajo "po bënte përparim të mirë", por kishte "ditë të mira dhe ditë të këqija" ndërsa po kalonte kimioterapinë. Që atëherë, Kate është rikthyer duke ndërmarrë një sërë detyrash përballë publikut javët e fundit.

 

Të këshilluara

Golden Globe 2025: Lista e nominimieve

Nominimet për çmimet Golden Globe 2025, duke nderuar më të mirët e filmave dhe shfaqjeve televizive të vitit, u shpallën të hënën në mëngjes nga Mindy Kaling dh...

19:32

Detaje nga dokumentari i Meghan dhe Harry

Një dokumentar i ri për Princin Harry dhe Meghan Markle mund të shkatërrojë shpresat për një ribashkim mbretëror, pohon një ekspert i PR. Duka dhe Dukesha e ...

15:01

Ndahet nga jeta aktori i "Stranger Things"

Altori Mark Withers është ndarë nga jeta  më 22 nëntor, pas një beteje me kancerin pankreatik. Ai ishte 77. Në një deklaratë për Fox News Digital, vajza e Wi...

13:30

Catherine Zeta-Jones largohet nga Hollywood?

Catherine Zeta-Jones po largohet me besim nga Hollywood-i i zakonshëm. Në lëvizjen e saj të radhës në karrierë, aktorja e "The Mask of Zorro", 55 vjeç, trego...

12:49

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI