Flash

Partizani humbet pathyshmërinë me Veselinovic, që ishte në tribunë: Bylis fiton 2-1

Lapsi.al 9 December 2024
Partizani humbet pathyshmërinë me Veselinovic, që ishte në

Partizani humb kreun në Ballsh i mundur nga Bylis, që i shkakton të kuqve humbjen e parë nën drejtimin e trajnerit Alexandar Veselinoviç. Në një përballje dramatike të zhvilluar në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, skuadra e Nevil Dedes triumfoi me rezultatin 2-1, duke i dhënë fund serisë prej tetë humbjesh radhazi ndaj Partizanit.

Një fillim befasues për Bylisin

Pjesa e parë ishte vendimtare për ballshiotët, që shënuan dy herë falë golave të Mario Gjatës dhe Camara. Gjata hapi serinë e golave në minutën e 36’ me një supergol, duke përfituar nga një moment i dobët në mbrojtjen e Partizanit. Ndërsa Camara, ish-lojtar i të kuqve, dyfishoi avantazhin në sekondat e fundit të pjesës së parë, duke e lënë Partizanin në një situatë të vështirë.

[video width="920" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/12/6756ebc8cc588.mp4"][/video]

Pjesa e dytë nisi me një tjetër qasje nga Partizani, që u përpoq të rikthehej në lojë. Albers Keko, i futur në lojë si zëvendësues, pati një impakt të menjëhershëm, duke shënuar në minutën e 52' për të ngushtuar diferencën. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të shumta, të kuqtë nuk arritën të barazonin rezultatin.

[video width="920" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/12/6756edbf5d029.mp4"][/video]

Ndikimi i mungesës së trajnerit dhe pasojat në renditje

Një faktor kyç në këtë humbje mund të jetë mungesa e trajnerit Veselinoviç, i cili e ndoqi ndeshjen nga tribuna për shkak të pezullimit. Nën drejtimin e tij, Partizani kishte shfaqur stabilitet, por sfida në Ballsh nxori në pah disa mangësi, veçanërisht në mbrojtje dhe menaxhimin e presionit.

Lexo më tej: Video/ Penallti me VAR, Egnatia mund Skënderbeun: balta e Sali ndalin Laçin të fitojë

Kjo humbje i kushton rëndë Partizanit, që humb mundësinë të ngjitet në krye të renditjes, duke mbetur pas Egnatias në garën për titull. Ndërkohë, për Bylisin, kjo fitore ka një rëndësi të madhe, pasi jo vetëm që i largon nga vendi i fundit në tabelë, por gjithashtu rrit moralin dhe optimizmin për vazhdimësinë e kampionatit.

[video width="920" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/12/6756f2be027ee.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI