Flash

Sekretari amerikan i Shtetit i jep çmim Altin Dumanit: Kampion anti-korrupsion

Lapsi.al 9 December 2024
Sekretari amerikan i Shtetit i jep çmim Altin Dumanit: Kampion

Altin Dumani, kreu i SPAK, është në mesin e personave që janë nderuar si “kampionë të anti-korrupsionit”. Dumanit ia dorëzoi titullin Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken, në një ceremoni të veçantë. 

Në ceremoninë e zhvilluar në Departamentin amerikan të Shtetit janë nderuar me këtë çmim 10 kamionëve antikorrupsion në mbarë Botën, mes të cilëve edhe kreu i SPAK, Altin Dumani.

“Altin Dumani ka goditur politikanë të lartë edhe grupe të rëndësishme kriminale. Duke bërë një punë të jashtëzakonshme dhe është një nga njerëzit dhe institucioni më i besueshëm në Shqipëri”, është motivacioni që u shpall nga DASH, në raport me kreun e SPAK, përsa i takon vlerësimit si ‘kampion i anti-Korrupsionit’.

Kreu i SPAK është zyrtari i dytë i lartë që nderohet me një çmim të tillë nga Shqipëria. i pari që u nderua me këtë çmim ishte Ardian Dvorani, në atë kohë kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Dumani prej dy vitesh drejton Prokurorinë Speciale, ndërsa mandati i tij si drejtues zgjat 3 vjet. Dumani i përket grupit të prokurorëve që iu bashkuan SPAK që nga momenti i krijimit, ndërsa drejtuesi i parë i Prokurorisë Speciale ishte Arben Kraja.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI