Flash

Terror në Haiti/ Bandat vrasin më tepër se 180 persona

Lapsi.al 9 December 2024
Terror në Haiti/ Bandat vrasin më tepër se 180 persona

Rreth 180 njerëz u vranë gjatë fundjavës në kryeqytetin e Haitit. Siç raportohet vrasjet u mbikëqyrën nga një “udhëheqës i fuqishëm bande” i bindur se sëmundja e djalit të tij ishte shkaktuar nga ndjekësit e fesë, sipas organizatës civile Komiteti për Paqe dhe Zhvillim (CPD).

“Ai vendosi të ndëshkojë mizorisht të gjithë të moshuarit dhe praktikuesit e vudu-së, të cilët, sipas imagjinatës së tij, do të ishin në gjendje t’i dërgonin një magji të keqe djalit të tij. Ushtarët e bandës ishin përgjegjës për identifikimin e viktimave në shtëpitë e tyre për t’i çuar në fortesën e shefit për t’u ekzekutuar,” thuhet në një deklaratë nga grupi me bazë në Haiti.

Ndërsa komisioneri i OKB-së për të drejtat Volker Turk tha gjatë fundjavës se të paktën 184 njerëz u vranë në dhunën e orkestruar nga lideri i një bande të fuqishme në kryeqytetin haitian. Më tej ai tha se këto vrasje të fundit e çojnë numrin e të vdekurve vetëm këtë vit në Haiti në 5,000 njerëz. Si CPD ashtu edhe OKB thanë se masakra ndodhi në lagjen bregdetare perëndimore të kryeqytetit, Cite Soleil.

Haiti ka vuajtur nga dekada paqëndrueshmërie, por situata u përshkallëzua në shkurt kur grupet e armatosura filluan sulme të koordinuara në kryeqytetin Port-au-Prince për të rrëzuar kryeministrin e atëhershëm Ariel Henry. Bandat tani kontrollojnë 80% të qytetit dhe pavarësisht nga një mision mbështetës i policisë së drejtuar nga Kenia, i mbështetur nga SHBA dhe OKB, dhuna ka vazhduar të rritet.

Të këshilluara

Bie Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad

Ndërsa diktatori Bashar al-Assad u largua papritur nga Siria, turmat hynë në pallatin presidencial dhe plaçkitën sendet e tij. Sipas raportimeve, mbretërimi ...

13:01

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI