Flash

Bonucci e sherri me teknikun Allegri në 2017: “Më quajti k*qe, u futën të na ndanin”

Lapsi.al 10 December 2024
Bonucci e sherri me teknikun Allegri në 2017: “Më quajti k*qe, u

Leonardo Bonucci, në një intervistë për Prime Video, rrëfen versionin e tij mbi sherrin e ashpër me ish-teknikun Massimiliano Allegri, që ndodhi pas një Juventus-Palermo në vitin 2017. Në përfundim të atij sezoni, ish-mbrojtësi do të kalonte te Milan për një vit, përpara se të rikthehej sërish te Juventus.

“Marchisio sapo ishte rikthyer pas dëmtimit të ligamentit kryqëzor dhe në minutën e 60’ ishte i rraskapitur. I thashë: ‘Claudio, kërko të zëvendësohesh’ – shpjegoi Bonucci -. Ai nuk donte, kështu që i bëra shenjë Allegrit: ‘Ndërroje numrin 8 sepse është i mbaruar’. Pas 5 minutash, ai ndërroi Sturaron me Rincon. Unë i bëra gjeste dhe ai më dërgoi në djall: ‘Mendo të bësh futbollistin,’ më tha edhe se isha k*qe, apo diçka e ngjashme. Janë filmime për këtë”.

Çfarë ndodhi në dhomat e zhveshjes?

Pas vërshëllimës së fundit, situata shpërtheu në dhomat e zhveshjes. “Pas ndeshjes hyra brenda dhe u përballa me asistentin Landucci, që u përpoq të më ndalonte, por unë e shtyva dhe hyra me forcë në dhomën e zhveshjes – vazhdoi Bonucci. – Ne u sulëm kundër njëri-tjetrit derisa na ndanë. Pastaj i thashë: nuk e ke kuptuar çfarë doja të thoja. Ai u nxeh përsëri dhe më nxorën jashtë. Kaq ishte.”

Sherri përfundoi, por marrëdhënia e ish-kapitenit Bonucci me Juventus u dëmtua rëndë. “Ai më donte jashtë skuadre, por ndërhynë drejtuesit. Unë humba ndeshjen ndaj Portos, pastaj rifillova të luaj, por diçka tashmë ishte thyer. Në përpjekje për të ndërmjetësuar, më thanë se isha i rëndësishëm dhe se trajneri kishte kontratën në skadencë. Por para finales së Cardiffit, ata rinovuan kontratën me teknikun Allegri. Që për hir të së vërtetës ishte edhe e drejtë.”

Lexo më tej: Bonucci akuza kundër teknikut Allegri, pa e përmendur me emër: "U largova dy herë nga Juve për fajin e një njeriu"

Në fund, u përfol se “kisha bërë rrëmujë në dhomën e zhveshjes në Cardiff”. “Atëherë telefonova drejtorin dhe i thashë: ‘Jam një aset i klubit, nuk mendon se është e udhës të mohosh këtë, duke qenë se s’ka ndodhur asgjë?’ Ai më tha: ‘Nuk kemi pse themi asgjë.’ Diçka u prish dhe më 20 korrik 2017 ndodhi transferimi tronditës te Milani për 42 milionë euro: një sezon i trazuar dhe më pas rikthimi te Juventus, që ndërkohë kishte blerë edhe Cristiano Ronaldo për të synuar (pa sukses) Champions League”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI