Flash

Gjendja e spitaleve psikiatrike në Shqipëri, mungesë stafi të specializuar

Lapsi.al 10 December 2024
Gjendja e spitaleve psikiatrike në Shqipëri, mungesë stafi

Në raportin e fundit të inspektimeve në spitalet psikiatrike të Shqipërisë, publikuar nga Avokati i Popullit, janë evidentuar një sërë problematikash të rëndësishme që prekin cilësinë e trajtimit dhe kushtet e personave me probleme të shëndetit mendor.

Nga infrastruktura e papërshtatshme, te mbikapaciteti dhe stafi i papërgatitur, problematikat nënvizojnë nevojën për një buxhet më të madh drejt këtyre institucioneve. Sipas të dhënave të marra, përgjatë vitit 2023, në 4 spitalet psikiatrike në vend ka pasur 3161 pacientë.

Raporti thekson se shumë nga rekomandimet janë të përsëritura ndër vite dhe shpesh nuk kërkojnë buxhet të madh për zbatimin e tyre, por mbeten të pazgjidhura. Avokati i Popullit ka kërkuar që këto masa të merren parasysh sa më shpejt për të siguruar një trajtim më cilësor, human dhe të denjë për personat me probleme të shëndetit mendor në Shqipëri.

Inspektimet janë kryer në disa institucione, përfshirë spitalet psikiatrike në Vlorë, Shkodër, Elbasan, Tiranë, si dhe në institucionet e veçanta për të burgosurit në Lezhë dhe Tiranë.

Problematikat Kryesore:

• Kushte të papërshtatshme infrastrukturore: Spitalet psikiatrike në Vlorë, Elbasan, Shkodër dhe Tiranë vazhdojnë të përballen me mungesa të theksuara në kushtet strukturore për trajtimin dhe rikuperimin e pacientëve.

• Mungesa e aktiviteteve rikuperuese: Në disa institucione, si spitali “Xhavit Gjata” në Tiranë dhe “Sadik Dinçi” në Elbasan, mungojnë ambientet për zhvillimin e aftësive okupacionale dhe aktivitetet e rikuperimit.

• Kapacitetet e pamjaftueshme: Institucionet shëndetësore psikiatrike vuajnë nga mungesa e hapësirave për akomodimin e pacientëve në faza rikuperimi, si në sistemin e shtëpizave në Shën Koll.

• Mungesa e investimeve: Rikonstruksioni i pavijoneve, veçanërisht në spitalet e Elbasanit dhe QSUT, mbetet një nevojë imediate për të përmbushur standardet e kërkuara nga institucionet ndërkombëtare.

• Stafi i pamjaftueshëm dhe i papërgatitur: Ka nevojë urgjente për shtim të mjekëve psikiatër, infermierëve dhe stafit ndihmës, si dhe për trajnime të posaçme për menaxhimin e pacientëve me çrregullime të rënda mendore.

• Mungesa e pavijoneve të posaçme: Pacientët abuzues me substanca narkotike nuk kanë hapësira të dedikuara për trajtim specifik.

Avokati i Popullit ka propozuar një sërë masash për përmirësimin e situatës, duke përfshirë:

• Rikonstruksionin e plotë të ndërtesave spitalore dhe përmirësimin e kushteve infrastrukturore (ngrohje, dushe, tualete).

• Pajisjen e spitaleve me mjete kufizimi mekanik dhe riorganizimin e pavijoneve për pacientët akutë.

• Vendosjen e sistemeve të monitorimit me kamera në ambientet e përbashkëta për rritjen e sigurisë.

• Krijimin e pavijoneve të posaçme për personat me çrregullime të lidhura me abuzimin me substanca narkotike.

• Shtimin e kuotave për specializantë në psikiatri dhe rritjen e stafit klinik dhe ndihmës./ Monitor

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI