Flash

Gjithçka duhet të dini për të kuptuar ç'tha Venecia për Xhaçkën

Lapsi.al 10 December 2024
Gjithçka duhet të dini për të kuptuar ç'tha

Mbajta apo heqja e mandatit të deputetes për shkak të konfliktit të interesit nga ish ministrja Olta Xhaçka tani më nuk ka ndonjë rëndësi praktike. Për pak muaj hyjmë në fushatë elektorale dhe asaj personalisht nuk i duhet më vendi që fitoi në zgjedhjet e vitin 2021. Por opinioni që erdhi nga Komisioni i Venecias kishte vlerë për tjetër gjë: për të kuptuar se sa e zbaton rilindja ligjin dhe sa e respektoj ajo kushtetutën.

Prandaj edhe pas zbardhjes së opinionit palët po përpiqen ta paraqesin sipas interesit të tyre, madje pa pasur fare drojë nga manipulimi dhe zgjedhja e paragrafëve që u volisin. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe shumica e mediave duke treguar kështu hapur anësinë e tyre. Sapo u dha "leja për botim" kryetarja e kuvendit e quajti verdiktin e Venecias si një mbëshetje për qëndrimet e rilindjes.  

Spiropali e etiketoi si një qëndrim kushtetues pretendimin se deputetët socialistë nuk mund të votonin me urdhër të gjykatës për të shpënë në Kushtetuese shqyrtimin e çështjes Xhaçka: “Gjykata Kushtetuese ka kërkuar që deputetët të votojnë në një mënyrë të caktuar dhe kjo nga ne është lexuar jo thjesht si ndërhyrje në pavarësinë e Kuvendit, por në radhë të parë si një vendim i pazbatueshëm për shkak të pamundësisë së një rregulli që i imponon deputetit se si të votojë", shkrujti ajo duke pretenduar se Venecia i dha të drejtë këtij pretendimi!

Nga ana tjetër opozita thërriti fitore dhe se opinioni njollos mospërfilljen e Kushtetueses nga socialistët. Sipas Gazmend Bardhit: "Qartësisht Komisioni i Venecias konfirmoi drejtësinë e betejës së opozitës, duke ritheksuar se nuk mund të ketë diskrecion politik për respektimin dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Në rastin konkret nga i cili u ngrit kjo kërkesë, Gjykata Kushtetuese ka marrë dy vendime dhe zbatimi efektiv i këtyre vendimeve nuk duhet të kushtëzohet me votimin nga shumica parlamentare", shpjegoi sekretari i demokratëve. Edhe nënkryetari Oerd Bylykbashi theksoi se: "Komisioni i Venecias sot foli qartë e me zë të lartë: "vendimet e Gjykatës Kushtetuese që detyrojnë Kuvendin e Shqipërisë të dërgojë rastin Xhaçka për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese nuk mund të vihen në pikëpyetje, zvarriten, minohen, pengohen apo bllokohen nga Kuvendi me votën e mazhorancës".

Po atëhere kush ka të drejtë, Spiropali apo drejtuesit e PD? Mediat që e paraqisin se Venecia i dha të drejtë qeverisë, apo ato që e komentojnë si një fitore të opozitës?

Për të kuptuar më shumë Lapsi.al jo vetëm e ka lexuar opinionin e Venecias, të shkruar në një zhargon tejet profesional, por edhe e ka konsultuar atë me juristë ekspertë për të kuptuar të vërtetën. Konkluzioni i përgjithshëm është se Venecia nuk i ka dhënë të drejtë PS-së dhe thelbi i qëndrimit të saj gjendet në paragrafin 22 të dokumentit, ku thuhet shprehimisht se "zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nuk duhet të kushtëzohet me votimin nga shumica parlamentare". Aty vërtet me gjuhë të vulgarizuar thuhet se deputetët s'mund të urdhërohen nga askush se si të votojnë, gjë që socialistët e shesin si një dhënie të drejte për qëndrimet e tyre....por ky konstatim ka një POR të madh. Këta deputetë nuk mund të votojnë kundër parimeve të kushtetutës dhe shtetit ligjor. Thënë troç ndonëse shumica socialiste, votoi kundër shqyrtimit të mandatit të ish ministres së jashtme, Venecia rekomandon që Kuvendi duhet të zbatojë urdhërin e Gjykatës dhe ta dërgojë çështjen e deputetes Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese. Mendimi i përgjithshëm i ekspertëve të kontaktuar nga Lapsi.al është se "Opinioni thekson se ndërsa deputetët nuk mund të detyrohen të votojnë në një mënyrë të caktuar, ata mund të votojnë vetëm për çështje që janë brenda kompetencës së Parlamentit. Komisioni i Venecias thekson se përsa kohë ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, ai vetëm mund të zbatohet".

Nuk dihet se ç'do të bëjnë Edi Rama dhe të tijët pas këtij verdikti të qartë. Fakti që ata po mundohen të manipulojnë është një indicie se do i shkojnë deri në fund kokfortësisë së tyre. Për mbi dy vjet ata e kanë sorrollatur me të gjitha mënyrat dosjen Xhaçka. Ajo akuzohet se gjatë kohës kur mbante detyrën e Ministres së Jashtme, Komiteti i Vendimeve Strategjike i drejtuar nga kryeministri Edi Rama miratoi statusin e “investitorit strategjik” për bashkëshortin e saj, Artan Gaçi, i cili po ndërton një hotel në Dhërmi. Më pas, përmes një vendimi qeverie, hotelit iu dha e drejta e përdorimit afatgjatë të brigjeve të detit.

Në korrik të këtij viti, Gjykata Kushtetuese doli me vendim në të cilin e akuzoi shumicën parlamentare se kishte shkelur kushtetutën dhe cënuar themelet e shtetit. Po në vend që të reflektonin, socialistët vendosën të fitonin kohë duke iu drejtuar Venecias. Ndërsa tani që ajo foli ende nuk dihet se çfarë do të bëjnë. Qëndrimi më i arsyeshmë sipas ekspertëve është që Kryetarja e këtij kuvendi, si përfaqësuese e institucionit ti'a përciellës vetë çështjen gjykatës.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI