Flash

Lemina sherr pas ndeshjes së Wolves: hodhi përtokë kapitenin e West Ham

Lapsi.al 10 December 2024
Lemina sherr pas ndeshjes së Wolves: hodhi përtokë kapitenin e
Fundi i ndeshjes mes Wolverhampton dhe West Ham ishte mjaft i tensionuar kur papritur shpërtheu një përleshje e ashpër. Protagonist ishte ish-lojtari i Juventus, Mario Lemina, i cili u mbajt me forcë nga shokët e tij të skuadrës për të mos përkeqësuar situatën. Gjithçka nisi kur kapiteni i West Ham-it, Jarrod Bowen, nuk pranoi t’i shtrëngonte dorën pas fishkëllimës së fundit, duke shkaktuar një zemërim të pakontrolluar te Lemina. Kamerat kapën momentin kur të dy u shtynë, por shpejt situata doli jashtë kontrollit, duke përfshirë edhe lojtarët e tjerë që ishin ende në fushë.

Përleshja me Bowen

Momente të mëdha tensioni u krijuan në përfundim të ndeshjes së Premier League të hënën mbrëma, kur Lemina filloi një përleshje të vërtetë me kundërshtarët. Ai e sulmoi Bowen dhe e rrëzoi në tokë, duke detyruar shokët e tij të skuadrës të ndërhyjnë për ta qetësuar. Ata tentuan ta largonin nga kundërshtarët për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës, duke hasur vështirësi për ta ndalur. Të dy skuadrat u mblodhën në mes të fushës në përpjekje për të mbajtur nën kontroll ish-lojtarin e Juventus, i cili dukej i tërbuar. Në fund, Lemina pati edhe një përballje të ashpër me Shaun Derry, ndihmëstrajnerin e West Ham, por fatmirësisht nuk pati kontakt fizik mes tyre. Vetëm pas disa minutash situata u qetësua, dhe Bowen foli para kamerave për të sqaruar ngjarjen, duke e akuzuar Leminan për mungesë sportiviteti: “Shkova t’i shtrëngoja dorën pas ndeshjes. Nuk pranoi, siç bëjnë dy kapitenë për t’i thënë ‘shumë mirë’ pas ndeshjes. E kuptoj që është e vështirë kur humbet. Edhe unë e kam përjetuar atë situatë.” Sipas Bowen, gjithçka nisi nga Lemina, i cili, i zhgënjyer nga humbja e ekipit të tij, shpërtheu ndaj kundërshtarit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI