Flash

“Njihuni me Albanin”: maskota kuqezi për EURO 2025 është një shqiponjë

Lapsi.al 10 December 2024
“Njihuni me Albanin”: maskota kuqezi për EURO 2025

Federata e Futbollit mirëpret finalet e kampionatit europian të 17-veçarëve në vitin 2025, një event madhor që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, në bashkëpunim me UEFA-n. Kombëtarja shqiptare do të përfaqësohet në këtë eveniment me maskotën e saj, që do ta shoqërojë përgjatë gjithë ndeshjeve të EURO 2025. Maskota, një shqiponjë, është një risi e vërtetë për këtë pjesëmarrje të veçantë.

Maskota e Kombëtares u emërtua pasi u sugjeruan disa opsione emrash shqiptarë në rrjetet sociale të Federatës së Futbollit. Pas votimeve të tifozëve në sondazhin online, me shumicë votash u përzgjodh emri Alban.

Albani, i veshur me ngjyrat kuqezi, do të shoqërojë ekipin tonë në përballjet e tij dhe do të sjellë atmosferë pozitive për të gjithë tifozët e pranishëm nëpër stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI