Flash

Tentoi të dilte nga Shqipëria me para të padeklaruara, nën hetim 47-vjeçari

Lapsi.al 10 December 2024
Tentoi të dilte nga Shqipëria me para të padeklaruara, nën

Një 47-vjeçar është vënë nën hetim nga policia, pasi ka tentuar të dalë nga Shqipëria me para të padeklaruara. Shuma e parave, 16 110 euro, 62 200 lekë dhe 860 paund, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të dilte nga Shqipëria, me 16 110 euro, 62 200 lekë dhe 860 paund, të padeklaruara, procedohet penalisht 47-vjeçari.

Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit N. L., ku iu gjetën 16110 euro, 62 200 lekë dhe 860 paund, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin N. L., 47 vjeç, banues në Shkodër. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

I dënuari 73-vjeçar humb jetën në QSUT

Një i dënuar humbi jetën në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) në Tiranë. Ditën e djeshme ka humbur jetën 73-vjeçari Namik Paja, ba...

07:07

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI