Flash

Aktivizoi dhe tërhoqi ligjin ushtarak, bastiset zyra e presidentit të Koresë së Jugut

Lapsi.al 11 December 2024
Aktivizoi dhe tërhoqi ligjin ushtarak, bastiset zyra e presidentit të

Policia ka bastisur zyrën presidenciale një javë pas përpjekjes së dështuar të presidentit Yoon Suk Yeol për të vendosur ligjin ushtarak në vend. Sipas raportimeve, Yoon nuk ishte në zyrë në atë kohë. Hetuesit ishin ngarkuan për gjetjen e të dhënave në lidhje me mbledhjet e kabinetit të mbajtura natën e shpalljes së ligjit ushtarak.

Agjencia Kombëtare e Policisë, Agjencia Metropolitane e Seulit dhe Garda e Policisë së Asamblesë Kombëtare u bastisën gjithashtu.

Bastisja nga ana e policisë në zyrën presidenciale erdhi fill pas lajmit se ish-ministri i mbrojtjes i Yoon, Kim Yong-hyun, tentoi vetëvrasjen ndërsa ndodhet në paraburgim në Seul, ku mbahet që prej së dielës.

Kim u bë personi i parë i arrestuar për dekretin e ligjit ushtarak të 3 dhjetorit dhe tani përballet me akuza, duke përfshirë “angazhim në detyra kritike gjatë një kryengritjeje” dhe “shpërdorim të autoritetit për të penguar ushtrimin e të drejtave”. Dy zyrtarë të lartë të policisë u arrestuan gjithashtu në orët e para të së mërkurës, teksa u shtuan hetimet për trazirat politike të shkaktuara nga shpallja e ligjit ushtarak.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI