Flash

Berisha: Do të garantojmë votimin e diasporës, çdo votë do të numërohet

Lapsi.al 11 December 2024
Berisha: Do të garantojmë votimin e diasporës, çdo

Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar votën e emigrantëve duke e cilësuar si një akt themelor për shtetin shqiptar. I ftuar në emisionin "Kafe Shqeto" në Syri Tv, Berisha vë theksin në tentativat e qeverive. Sipas Berishës, qeveria po bën gjithçka për manipulimin dhe vjedhjen e votës.

Berisha thekson se përpjekja e demokratëve është të grantojnë integritetin e procesit të votimin. Lideri i opozitës tha se për këtë po punohet me një grup të kualifikuar për rregulla më të qarta që të mundësojnë numërimin e votave të emigrantëve.

"Vota e emigrantëve është akt themelor për shtetin shqiptar, pasi u respektohet e drejta e votës të gjithë shqiptarëve kudo ku janë.

Ka 2 drejtime, së pari qeveria po bën gjithçka për manipulimin dhe vjedhjen e votës. Ka ngarkuar në këtë procves eksponentin më të inkriminuar në politikë pas Ramës, Taulant Ballën, i cili del i implikuar, jo me hamdendje por me fakte të pakundërshtueshme, në një sëri krimnesh që përbëjnë vepër të rëndë penale. Lidhjet e tij me botën e krimit janë më të forta, ndaj u ngarkua vetëm që ta bazojë të bandat dhe grupet kriminale që financohen nga paratë e krimit.

Dhe së dytri kërcënoi dhe shqiptarët jashtë e brenda për të votuar PS. Përpjekja jonë, është të garantojmë integritetin e procesit të votimit, transparencën dhe pamundësinë e ndërhyrjes nga qeveria. Po punojnë udhëzuesit, rregullat dhe një grup më i kualifikuar që kemi, po punon për rregulla sa më të qarta. Do bëjmë gjithçka që vota e emigrantëve të numërohet.", tha Berisha.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Masat ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë të karakterizojnë kushtet e motit në territorin shqiptar. Vranësirat dhe rrebeshet e shiut do të jenë dominante. Më ...

07:48

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI