Flash

Berisha: Shqipëria do të bëhet shtëpia dhe e ardhmja e të rinjve

Lapsi.al 11 December 2024
Berisha: Shqipëria do të bëhet shtëpia dhe e ardhmja e

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka theksuar se çështja themelore e PD-së, është konsolidimi i të rinjve shqiptarë. Berisha tha se rinia është në objektivat e PD-së, për të siguruar për ata mundësi më të mira për të ardhmen e tyre.

Kreydemokrati tha se me një përqëndrim absolut te rinia, Shqipëria do të bëhet shtëpia dhe e ardhmja e tyre.

"Të rinjtë janë për disa vlera, pavarësisht se përpiqen t’i paraqesin të disinteresuar. Ajo që mund të ju them unë atyre, aq sa është e shtrenjtë për ju familja është PD dhe Sali Berisha që e ka çështje themelore respektin e konsolidimin e saj.

Ne në objektivat tona kemi përqëndrimin total te rinia, sepse në këtë rrokullisje të madhe të paimagjinueshme, në një hark kohor 9-vjeçar Shqipëria ka humbur 600 mijë të rinj, ka humbur 1 milion e 110 mijë banorë, pra shumicën dërrmuese.

Atëherë, në përqëndrimin kryesor do ta kemi të rinjtë dhe te mundësia e tyre për të ndërtuar të ardhmen e tyre.

Përveç këtyre ka një gjë, të rinjtë lexojnë e nëse kthehen e bëjnë krahasime, gjejnë dy botë të ndryshme, gjejnë botën e mashtrimit të sotëm, ku çdo gjë që thuhet thuhet vetëm për mashtrim e propagandë, gjejnë një kohë tjetër në të cilën fjalët e premtimet janë mbajtur dhe kjo përbën një arsye që të rinjtë duhet të kenë besim.

Kthimet pastaj në vetvete nuk them se janë hyjnore, janë toksore po shumë të veçanta", tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI