Flash

Kryeministri Kurti thirret të dëshmojë në Prokurorinë e Posaçme të Kosovës

Lapsi.al 11 December 2024
Kryeministri Kurti thirret të dëshmojë në Prokurorinë e

Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, tha të mërkurën se prokuroria e Posaçme e Kosovës i ka dërguar një thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për t’u paraqitur me 16 dhjetor, por pa dhënë ndonjë hollësi rreth thirrjes.

Në një postim në rrjetin Facebook, zëdhënësi Përparim Kryeziu shkroi se “Teksa kryeministri Kurti ndodhet në mbledhje të Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje për të përmbyllur listën e kandidatëve për deputetë nga koalicioni LVV, Guxo dhe Alternativa në zgjedhjet e vitit 2025, nga kryeministria më njoftuan se ka ardhur një ftesë për të nga Prokuroria Speciale”.

Në thirrjen që ai e shpërndau në Facebook thuhet se kryeministri është thirrur të dëshmojë në një rast që lidhet me veprën penale të paraparë me nenin 414 të Kodit Penal të Kosovës. Me këtë nen sanksionohen veprat që kanë të bëjnë me “keqpërdorimin e pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Zëdhënësi Kryeziu nuk dha ndonjë hollësi, por kritikoi sistemin e drejtësisë për ndërhyrje në procesin zgjedhor.

“Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor, i cili ia kishte pamundësuar (zotit Kurti) kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit, 2021, kurse tash, përmes kësaj ftese, po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2025”, shkroi ai .

Në letrën e thirrjes thuhet se bëhet fjalë për rastin me numër PPSnr. 62/2023. Njohës të sistemit të drejtësisë i thanë Zërit të Amerikës se kjo lëndë ka të bëjë më një proces rreth “rezervave shtetërore”, rreth të cilit në gusht të vitit 2023 qenë arrestuar tre persona, dy nga të cilët punonjës të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Mielli, ilaçet, vaji, sheqeri, prodhimet higjienike, nafta etj. janë pjesë e rezervave shtetërore që mund të përdoren në rast të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme si pasojë e fatkeqësive natyrore, luftërave apo dhe në rast kizash kur këta artikuj mungojnë në treg.

Kryeministri Kurti, mohoi në atë kohë dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore ndërsa akuzoi siç tha, “elitën e vjetër dhe të korruptuar politike, gjykatësit e prokurorët e saj dhe mediat e keqpërdoruara për mbështetje të krimit”, për përpjekje për ta kthyer “ish sistemin e kalbur e të korruptuar”. /VOA

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI