Flash

Lushnjë/ Vjedhin marketin dhe grabisin mjetin në banesën ngjitur

Lapsi.al 11 December 2024
Lushnjë/ Vjedhin marketin dhe grabisin mjetin në banesën ngjitur

Një market në fshatin Golem i Vogël i bashkisë Lushnjë ka rënë pre e vjedhjes gjatë natës. Hajdutët nuk janë mjaftuar me grabitjen e marketit, por kanë vjedhur dhe një autoveturë te një banesë ngjitur me marketin.

Grupi i punës së policisë në vendngjarje po punojnë për të bërë të mundur identifikimin e hajdutëve pasi dyshohet se kanë qenë disa persona.

Në momentin që grupi i punës së policisë ka qenë në vendngjarje, shtetasi Rrapush Lulja kur ka dalë në oborrin e banesës ka vënë re se automjeti i tij mungonte. Hajdutët kanë hyrë duke prerë kyçin dhe e kanë marrë mjetin tip 'Opel'.

Rrapush Lulja pronari i mjetit tregon momentin kur vuri re se mungonte makina në oborrin e banesës.

‘U ngrita unë dhe pash policët aty dhe shoh nuk kisha makinën. Kisha një Opel, kanë prerë kyçine portës. Unë jetojë vetëm në këtë shtëpi’, tha ai.

Policia po heton këtë vjedhje të dyfishtë, ku mallrat e vjedhura në market hajdutët i kanë transportuar me mjetin e vjedhur dhe me automjetin me të cilin kishin ardhur.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Masat ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë të karakterizojnë kushtet e motit në territorin shqiptar. Vranësirat dhe rrebeshet e shiut do të jenë dominante. Më ...

07:48

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI