Flash

Pensinonstët protestë para Kryeministrisë: Paratë që marim, të pamjaftueshme

Lapsi.al 11 December 2024
Pensinonstët protestë para Kryeministrisë: Paratë që

Pensionistët kanë protestuar sot sërish para Kryeministrisë duke kërkuar rritje të pensioneve të tyre. Kjo protestë e sotme ka zgjatur një orë e 30 minuta me pensionistetët që thonë se paratë që marrin nuk i mjaftojnë. Në një prononcim për mediat, një pensionist tha se bonusi i lancuar nga qeveria është një mashtrim i madh.

“Mua më ka dalë pensioni 171 mije lekë të vjetra. Janë të pamjaftueshme për çmimet që kanë shkuar në stratosferë. Por kryeministri e ka llogaritur për shportë, si ato shportat e derrave. Ne nuk jemi derra. Na thotë po s’u derdhën kontributet, nuk merrni lekë. Vetë e ka rrogën 3 milionë lekë.

Vetë i pari vjedh kontributin me ligj. Bonusi është një mashtrim i madh, turp e djallëzi e këtij kryeministri. Bonusi përbëhet nga ai 36 milionë nga buxheti i vitit të kaluar dhe pjesë tjetër nga indeksimi. Gënjen delet e partisë, jo të tjerët”, tha pensionisti.

Prej disa javësh pensionistët shqiptarë dhe akivistët e Lëvizjes Bashkë protestojnë duke ngritur zërin për të drejtat e tyre për pensione dinjitoze dhe minimumin jetik për të përballuar jetesën dhe problemet e tyre shëndetësore. Në shtator të këtij viti Këshilli i Ministrave miratoi indeksimin e pensioneve në Shqipëri me vetëm 4.1%, akt që u pasua me reagime të shumta si nga qytetarët ashtu edhe nga aktivistët dhe shoqëria civile.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI