Flash

Rënia e regjimit, rebelët i vendosin zjarrin varrit të Hafez al-Assad (VIDEO)

Lapsi.al 11 December 2024
Rënia e regjimit, rebelët i vendosin zjarrin varrit të Hafez
Varri i Hafez al- Assad i vendosur në qytetin Kardaha në veriperëndim të Sirisë është djegur nga rebelët, siç tregohet nga pamjet e publikuara në mediat sociale. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut i tha AFP se rebelët i vunë zjarrin mauzoleumit, i cili ndodhet në zemër të Latakisë, komunitetit alavit të Asadit. Videot tregojnë burrat duke ecur rreth varrit të djegur. Hafez al-Assad sundoi Sirinë nga viti 1971 deri në vdekjen e tij në vitin 2000, kur pushteti i kaloi Bashar al-Assad. Bashar al-Assad tani ndodhet në Rusi pas rënies së regjimit të tij. Që nga rënia e regjimit, shumë sirianë kanë hedhur statuja dhe postera të Asadit. Varri ndodhet në majën e një kodre në një fortesë të familjes Asad ndërsa më përpara ruhej mirë. Anëtarët e tjerë të familjes janë varrosur gjithashtu në këtë varr, duke përfshirë vëllain e Basharit, Bassel, i cili do të pasonte Hafezin, por u vra në një aksident automobilistik në 1994.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI