Flash

Shpërthimi në Zubin Potok/ Prokuroria Speciale njofton se po vazhdojnë hetimet

Lapsi.al 11 December 2024
Shpërthimi në Zubin Potok/ Prokuroria Speciale njofton se po

Prokurori Speciale ka njoftuar se po vijon hetimet dhe mbledhjen e provave në lidhje me sulmin terrorist të 29 nëntorit në veri të Kosovës. Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit shkaktoi dëmtimin e rëndë të infrastrukturë kritike të vendit.

Në lidhje më këtë sulm, janë arrestuar disa persona të dyshuar, ndërkohë që Prokuroria Speicale ka dhënë edhe detajet për të dyshuarit. Udhëheqësja e departamentit për Komunikim Publik, Liridona Kozmaqi, ka deklaruar se dy persona gjendet në mas paraburgimi për shkak të dyshimin për përfshirje në këtë sulm. Ajo ka shtuar se ky është informacioni i vetëm që mund të bëhet publik në këtë fazë të hetimit.

“Ju informoj se rasti për të cilin keni pyetur gjendet në fazën e hetimeve, mbledhjen dhe analizimin e provave në Prokurorinë Speciale. Deri tani kemi dy persona, të cilët gjenden në masën e paraburgimit. Në këtë fazë të hetimeve ky është i gjithë informacioni që mund të bëhet publik”,

Dy të arrestuarit dyshohen për veprat penale "Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike" dhe "Kryerja e veprës terroriste dhe armëmbajtje pa leje".

Ndërkohë, që pas sulmit terrorist në Zubin Potok, Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka kryer kontrolle të shtuara në veri të vendit. Gjatë kontrolleve ata kanë njoftuar për gjetjen dhe sekuestrimin e armë të ndryshme dhe pajisje tjera.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI