Flash

Vuçiç mban fjalim, protestuesit mblidhen para zyrës së tij

Lapsi.al 11 December 2024
Vuçiç mban fjalim, protestuesit mblidhen para zyrës së

Qindra qytetarë dhe aktivistë u mblodhën para ndërtesës së Presidencës së Serbisë në Beograd më 11 dhjetor, gjatë fjalimit të paralajmëruar të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç,. Aktivistët e organizatës informale studentore “Borba” njoftuan për këtë tubim në rrjetin social Instagram, me mesazhin: “Presidenti flet në lidhje me bllokadat studentore, ejani para Presidencës që zëri ynë të dëgjohet”.

Dhjetëra fakultete shtetërore në Serbi janë bllokuar pas sulmeve ndaj studentëve gjatë protestave në lidhje me aksidentin vdekjeprurës në stacionin hekurudhor në Novi Sad. Studentët që kanë bllokuar katër universitete shtetërore atë të Beogradit, Novi Sadit, Nishit dhe Kragujevcit kërkojnë, ndër të tjera, publikimin e dokumentacionit të fshehtë për rindërtimin e Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, ku gjatë shembjes së një strehe të çatisë më 1 nëntor humbën jetën 15 njerëz dhe dy të tjerë u lënduan rëndë.

Ata gjithashtu kërkojnë hedhjen poshtë të akuzave kundër studentëve të arrestuar dhe ndaluar gjatë protestave që pasuan aksidentin. Aksidenti ndodhi vetëm disa muaj pas hapjes solemne të stacionit pas një rindërtimi trevjeçar. Përfaqësuesit e pushtetit i dënojnë protestat dhe bllokadat.

Vuçiç me “lajm të mirë” për studentët

Gjatë asaj kohe, Vuçiç njoftoi në një konferencë për media se jashtë po zhvillohen “demostrata politike”. Vuçiç tha se synon t’i njoftojë studentët për “një lajm të mirë”. Ai theksoi gjithashtu se një monument për viktimat do të ngrihet në vendin e aksidentit në stacionin hekurudhor në Novi Sad. Në lidhje me kërkesat e studentëve protestues, Vuçiç tha se të gjithë studentët e ndaluar janë “liruar”.

“Nëse dënohen për trazira, do të marr vendim për t’i falur”, tha Vuçiç. Ai ka shtuar se ka kërkuar nga kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç, që në rend dite të vendoset seanca për ndërrimin e Qeverisë në Kuvend.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI