Flash

Berisha: Shpresoj që administrata e Trump të shqyrtojë shpalljen “non grata”

Lapsi.al 12 December 2024
Berisha: Shpresoj që administrata e Trump të shqyrtojë shpalljen

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se shpreson që administrata e re amerikane nën drejtimin e Donald Trump do ta shqyrtojë vendimin ndaj tij për ta shpallur “non grata”. Berisha tregoi në emisionin “Opinion” në Tv Klan, se pse u kërkoi shqiptarëve në Amerikë që të mbështesnin Donald Trump në zgjedhje.

“Së pari, shpresoj plotësisht që administrata e re amerikane do ta shqyrtojë këtë qëndrim. Së dyti, zhvillimet e furishme të muajit të fundit ku nuk ka sot një parti të qendrës së djathtë në botë që nuk ka votuar kundër arrestimit të Sali Berishës dhe në mbështetje të Partisë Demokratike, opozitës shqiptare dhe arrestimeve politike kundër narkoshtetit në Shqipëri, nuk ekziston. Pra, Sali Berisha ecën drejt fitores me mbështetjen ndërkombëtare më të fuqishme të të gjitha kohërave. Pra janë 3 rezoluta” – tha Berisha.

“Nuk e kam bërë kurrë asnjëherë, nuk e kam bërë nisur vetëm nga vetja ime, por unë shihja jo marksizëm-leninizmi, por forma më ekstreme e marksizëm-leninizmit po shndërrohej në politikë zyrtare nëse fitonte Kamala Harris. Sulmi që iu bë familjes. Mijëra familje largoheshin nga Nju Jorku për në Teksas për të shpëtuar fëmijët e tyre nga prindi 1, prindi 2. U jepnin fëmijëve hormone.

Komunizmi si doktrinë, është shoqëria pa shtet, e pa kufij, pra globalizmi dhe pa familje, pa të gjitha këto. Këtu në Shqipëri erdhi në parlament ligji i fermave të grave. Tani duhet të krijonin fermat që të lindnin fëmijë si në laboratorë. Ky është shkatërrim i shoqërisë njerëzore, një sulm në identitet që nuk e ka bërë asnjë ideologji deri sot. Kjo zonja del e u thotë që emigrantët ilegalë qeveria do u paguajë ndryshimin e gjinisë. Krim i shëmtuar” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Koplik

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjne e sotme në aksin rrugor Koplik-Dedaj. Mësohet se një 21-vjeçar, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka...

19:50

Pse protestojnë studentët në Serbi?

Studentët në Serbi që nga fundi i nëntorit kanë shprehur masivisht pakënaqësinë e tyre për situatën socio-politike në vend, duke bllokuar fakultetet e tyre. Akt...

16:30

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI