Flash

Djali 5-vjeçar i Elia ndahet nga jeta papritur: tragjedi para sfidës së Champions

Lapsi.al 12 December 2024
Djali 5-vjeçar i Elia ndahet nga jeta papritur: tragjedi para sfidës
Rezultati përfundimtar i ndeshjes Stuttgart-Young Boys, e cila përfundoi 5-1 për gjermanët, kaloi plotësisht në plan të dytë. Ndeshja e Champions League u shoqërua nga një lajm tragjik që tronditi ekipin zviceran dhe la pa fjalë edhe kundërshtarët. Klubi Young Boys, në prag të ndeshjes, publikoi një njoftim ku sqaronte se sulmuesi Meschack Elia nuk do të ishte i pranishëm për shkak të vdekjes së njërit prej fëmijëve të tij: një nga binjakët e tij, vetëm 5 vjeç. “Ai ndërroi jetë në mënyrë krejt të papritur pas një sëmundjeje të shkurtër,” shkroi klubi. Në deklaratën e tyre, Young Boys shpjegoi: “Të martën në mbrëmje morëm një lajm të tmerrshëm. Partnerja e futbollistit tonë Elia ishte nisur me dy fëmijët e tyre drejt Republikës Demokratike të Kongos, ku ndodhi ngjarja tragjike. Elia do të kthehet fillimisht në Bernë dhe më pas menjëherë do të udhëtojë për të qenë pranë familjes së tij”. Pak para fillimit të ndeshjes, ekipi i Young Boys hyri në fushë me shirit të zi në krah, dhe më pas u mbajt një minutë heshtje për të nderuar kujtimin e fëmijës. Goli i vetëm i shënuar nga zviceranët në ndeshje u festua duke treguar fanellën e Elia, si një shenjë solidariteti dhe respekti për shokun e ekipit.

Mesazhi i Young Boys pas tragjedisë

Klubi zviceran shprehu mbështetjen e tij për sulmuesin: “BSC Young Boys është i tronditur dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për Meschack Elia dhe familjen e tij. I urojmë atij dhe të afërmve të tij shumë forcë dhe besim. Ne do të jemi pranë tij dhe do ta mbështesim në mënyrën më të mirë të mundshme gjatë kësaj kohe të vështirë” Gjithashtu, klubi gjerman Stuttgart publikoi një mesazh ngushëllimi për lojtarin: “Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për Meschack Elia dhe familjen e tij. Mendimet tona janë me ju dhe ju urojmë forcë në këtë moment të vështirë”. Pas lajmit të trishtë, Elia la menjëherë grumbullimin në Gjermani për të udhëtuar drejt Bernës dhe më pas të bashkohej me bashkëshorten dhe djalin tjetër në Kongo. Ngjarja ka tronditur të gjithë ekipin e Young Boys, i cili ka ndjerë dhimbjen e madhe të shokut të tyre. “E kam përqafuar Meschack për disa minuta, duke qarë,” tha trajneri i tij Joël Magnin pas ndeshjes. “Është shumë e ndërlikuar, por do ta mbështesim të gjithë dhe do të jemi pranë tij sa më shumë që të jetë e mundur”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI